Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rikthehen përmbytjet në Spanjë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer përmbytjet në Spanjë. Shtëpitë u përmbytën dhe rrugët u kthyen në lumenj me baltë pas reshjeve të rrëmbyeshme mbi ishullin Kanarie, një destinacion popullor turistik gjatë gjithë vitit.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall të shtunën, thanë shërbimet e emergjencës të dielën.

"Disa shtëpi janë përmbytur dhe ajo që ka mbetur është një sasi e madhe balte," thanë autoritetet. Askush nuk është lënduar nga përmbytjet.

Papa Françesku shfaqet në meshën e së dielës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Papa Françesku bëri një tjetër vizitë surprizë në sheshin e Shën Pjetrit në fund të Meshës së të Dielës së Palmës, një ditë pasi bëri një vizitë të paparalajmëruar në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

Mes duartrokitjeve dhe lutjeve, Papa përshëndeti dhe bekoi besimtarët. Pasi përfundoi turneun e sheshit, ai u kthye në Santa Marta.

“Përballë padrejtësisë mizore të së keqes, mbajtja e kryqit të Krishtit nuk është kurrë e kotë, në të vërtetë, është mënyra më e mirë për të ndarë dashurinë e tij prej shpëtimtari”, tha Papa në fjalimin e tij.

SHBA dhe Arabia Saudite drejt marrëveshjes për bashkëpunim bërthamor

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite do të nënshkruajnë një marrëveshje paraprake për bashkëpunimin energjetik dhe bashkëpunimin në teknologjinë civile bërthamore. Lajmi u njoftua nga vetë sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, gjatë një konference për mediat në Riad.

Pas takimit me ministrin saudit të Energjisë, Princin Abdulaziz bin Salman, Wright nënvizoi se Riadi dhe Uashingtoni ishin në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje së bashku dhe për të punuar drejt zhvillimit të një programi bërthamor civil saudit.

Macron bën thirrje: “Merrni masa të fuqishme ndaj Rusisë”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje se nevojiten “masa të fuqishme” për ta detyruar Moskën të pranojë një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë. Kjo deklaratë erdhi pas sulmit nga ushtria ruse në Sumi.

“Sot, është e qartë se vetëm Rusia po zgjedh për ta vazhduar luftën, duke shpërfillur jetën e njerëzve, ligjin ndërkombëtar dhe përpjekjet diplomatike të presidentit amerikan Donald Trump”, tha ai.

Më shumë se 32 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan zyrtarët.