BE akordon 1.6 miliardë euro ndihmë për Palestinën
Bashkimi Europian ka njoftuar një paketë ndihme financiare deri në 1.6 miliardë euro për të mbështetur Autoritetin Palestinez (AP) dhe për të financuar projekte në Bregun Perëndimor, Jeruzalem dhe Rripin e Gazës.
Vendimi erdhi pasi Izraeli shtoi sulmet ushtarake në të gjithë Gazën gjatë fundjavës.
Më shumë se një e treta e parave do të shkojnë si mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore për AP dhe synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare, qeverisjes demokratike dhe shërbimeve për të ndihmuar zhvillimin e sektorit privat.
Të paktën shtatë të vrarë në sulmet e dyshuara ajrore amerikane në Jemen
Sulmet ajrore të dyshuara amerikane rreth kryeqytetit të mbajtur nga rebelët e Jemenit kanë vrarë të paktën shtatë persona dhe kanë plagosur 29, sipas Houth-ëve, të cilët gjithashtu pretenduan se kishin rrëzuar një dron tjetër amerikan MQ-9 Reaper.
Pamjet nga kanali satelitor i lajmeve al-Masirah treguan zjarrfikësit duke punuar për të shuar një zjarr, që dyshohet se është shkaktuar nga sulmet ajrore. Houth-ët raportuan sulme të mëtejshme në provincat Hodeida, al-Jawaf dhe Marib, megjithëse nuk u përmendën viktima.
Djali i Benjamin Netanyahu i kundërpërgjigjet Macron
Djali i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar në X/Twitter ndaj presidentit Francës, Emannuel Macron, pasi ky i fundit ka kërkuar shpalljen e një shteti të pavarur palestinez.
"Pirdhu! Po pavarësisë së Kaledonisë së Re! Po pavarësisë së Polinezisë Franceze! Korsikës! Baskëve! Po pavarësisë së Guinesë Franceze! Ndal neo-imperailizmit të Francës në Afrikën Perëndimore,"shkruan Yair Netanyahu.
Më herët, Macron theksoi se vendi i tij po konsideron njohjen e shtetit palestinez.
Von der Leyen mirëpret pauzën e tarifave të Trump
Bashkimi Europian po merr frymë i lehtësuar pasi Donald Trump, nën presionin e madh të tregut, ra dakord të vendosë një pauzë 90-ditore mbi tarifat e tij gjithëpërfshirëse, të cilat mund të shkaktojnë një recesion ekonomik në mbarë botën.
"Unë mirëpres njoftimin e presidentit Trump për të ndaluar tarifat reciproke. Është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale," tha Ursula von der Leyen në një deklaratë të lëshuar të enjten në mëngjes.
Von der Leyen shfrytëzoi momentin për të nënvizuar edhe një herë ofertën e saj për një marrëveshje tarifore "zero për zero" për të gjitha mallrat industriale midis BE-së dhe SHBA-së.