Kinema & TV

"Emily In Paris": Ky personazh kryesor nuk do të marrë pjesë në sezonin e 5-të të serialit

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2025

"Emily In Paris": Ky personazh kryesor nuk do të marrë

"Emily në Paris" duket se po i thotë au revoir - mirupafshim - një anëtareje të kastit që ka qenë pjesë e serialit që nga fillimi.

Camille Razat, e cila luan rolin e armikes së Emily (Lily Collins), duket se nuk do të rikthehet në sezonin e 5-të, kjo pasi nuk shfaqet askund në prezantimin e kastit, i cili u bë publik më 18 prill. Camille Razat është shfaqur në serial në të gjitha sezonet e deritanishme, duke luajtur rolin e të dashurës së Gabriel, me të cilin dashurohet edhe personazhi kryesor, Emily.

"Emily In Paris": Ky personazh kryesor nuk do të marrë

Mes anëtarëve të kastit që rikthehen janë Lily Collins, Lucas Bravo, Ashley Park, Philippine Leroy-Beaulieu dhe Lucien Laviscount. Po ashtu, do të shfaqet edhe dashuria e re e Emily-t, Marcello, i luajtur nga Eugenio Franceschini.

"Emily In Paris": Ky personazh kryesor nuk do të marrë

Rikthimi i Lucas Bravo në serial vjen pasi aktori kishte folur më parë për pakënaqësinë me trajektoren e personazhit të tij, duke i thënë “IndieWire” në një intervistë vitin e kaluar se e kishte me dy mendje nëse "do të ishte pjesë e sezonit 5".

"Emily In Paris": Ky personazh kryesor nuk do të marrë

Netflix njoftoi gjithashtu se seriali do të fillojë prodhimin e këtij sezoni në maj, ndërsa xhirimet do të nisin në Romë e më pas në Paris gjatë verës.

Artikuj të sugjeruar: