Vatikani zbulon shkakun: Papa Françesku ndërron jetë nga goditja në tru
Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Ai dha frymën e fundit të hënën e Pashkëve, 21 prill, në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit.
“Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm (me orën lokale), peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.”, thuhet në reagimin zyrtar të Vatikanit.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, sipas dëshirës së tij. Sipas njoftimit zyrtar të Vatikanin, shkaku i vdekjes ishte një goditje në tru.
Cilët janë pretendentët e mundshëm për të zëvendësuar Papa Françeskun?
Pas një periudhe zie nëntë-ditore dhe funeralit për Papa Françeskun, i njohur si Novendia, Kisha Katolike do të organizojë konklavën e radhës.
Procesi misterioz, i cili nuk është i hapur për publikun, do të zhvillohet në Kapelën Sistine në qytetin e Vatikanit.
Këtu, Kolegji i Kardinalëve do të mblidhet për të zgjedhur kreun e ardhshëm të kishës. Rregullat, që nga 22 janari 2025, thonë se ka 138 zgjedhës nga 252 kardinalë. Në votimin e fshehtë mund të marrin pjesë vetëm ata nën moshën 80 vjeç.
Disa nga pretendentët janë: Pietro Parolin, Luis Antonio Tagle, Matteo Zuppi, Péter Erdo, Robert Sarah, Pierbattista Pizzaballa.
Të paktën 12 të vrarë në sulmet e reja ajrore amerikane në kryeqytetin e Jemenit
Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror amerikan në kryeqytetin e Jemenit, kanë thënë rebelët Houthi.
Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me sulmin ose të diskutojë mbi viktimat civile nga fushata e saj.
Houthi-t thanë se u goditën zonat Farwa dhe Sanaa. Kjo zonë është vënë në shënjestër edhe më parë nga forcat amerikane. Të tilla sulme zgjerojnë luftën në Lindjes e Mesme.
Propozohet plani i ri i armëpushimit Izrael-Gaza
Një zyrtar i lartë palestinez, i njohur me negociatat e armëpushimit Izrael-Hamas, i tha BBC-së se ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit kanë propozuar një formulë të re për t'i dhënë fund luftës në Gaza.
Sipas zyrtarit, proprozimi parashikon një armëpushim që zgjat nga pesë deri në shtatë vjet, lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, një fund formal të luftës dhe një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza.
Një delegacion i lartë i Hamasit pritet të mbërrijë në Kajro për konsultime.