Bota

Vatikani zbulon arsyen e vdekjes së Papa Françeskut

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2025

Vatikani zbulon arsyen e vdekjes së Papa Françeskut
Foto: REX/Shutterstock

Papa Françesku, papa i parë latino-amerikan në histori që mahniti botën me stilin e tij modest dhe shqetësimin për të varfrit dhe që u distancua nga konservatorët duke kritikuar kapitalizmin dhe ndryshimet klimatike, ndërroi jetë të hënën, si pasojë e një goditjeje në tru.

Vatikani njoftoi se Papa vdiq nga një goditje në tru, ra në koma dhe zemra ndaloi së funksionuari. Vdekja u konfirmua të hënën nga Dr. Andrea Arcangeli, shefi i departamentit shëndetësor të Vatikanit.

Papa Françesku, i cili vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive dhe hoqi një pjesë të mushkërisë që në rini, u shtrua në spital për 38 ditë në fillim të vitit për shkak të pneumonisë.

Vdekja e një pape aktivizon një sërë ritualesh dhe ceremonish të organizuara me kujdes. Kardinalët që plotësojnë kriteret do të votojnë për pasardhësin në Kapelën Sistine, përmës një procesi të njohur si konklava.

I lindur me emrin Jorge Mario Bergoglio, me origjinë nga Argjentina, Papa Françesku solli një frymë të re në një institucion 2000-vjeçar, i cili kishte humbur ndikimin gjatë papatit të trazuar të Benediktit XVI. Por edhe Papa Françesku hasi vështirësitë e veta, sepse konservatorët u bënë gjithnjë e më të pakënaqur me prirjet e tij progresive, afrimin me katolikët LGBTQ+ dhe shtypjen e tradicionalistëve.

Artikuj të sugjeruar: