Marredhenie

Na vjen keq: Nëse lidhja juaj ka këtë karakteristikë, ka shumë gjasa të ndaheni

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2025

Na vjen keq: Nëse lidhja juaj ka këtë karakteristikë, ka

Duket se të gjitha marrëdhëniet në një moment të caktuar kalojnë një krizë. Megjithatë, nëse një marrëdhënie ka një karakteristikë specifike, atëherë shpeshtësia e momenteve të vështira rritet dhe fundi i saj mund të jetë afër (nëse nuk merren masa nga të dyja palët.)

Sipas psikologes Dr. Aria Campbell Danesh, marrëdhënia që dështon gjithmonë është ajo ku kërkesat për vëmendje, siguri apo konfirmim nga njëri partner bëhen të tepruara dhe të lodhshme për palën tjetër. Kur kjo ndodh, ndonëse në momentin që kërkohen mund të plotësohen, sërish pala tjetër s’do të ishte e lumtur. Thënë qartë, nëse kërkojmë nga partneri vazhdimisht vëmendje, mund të ndodhë që edhe nëse ai bëhet disi më i përkushtuar ndaj nesh, sërish të mos jemi të lumtura dhe të ndjejmë një lloj tensioni apo boshllëku. Por kjo situatë mund të lodh palën tjetër, duke sjellë fundin e marrëdhënies.

Dr. Danesh thekson rëndësinë e identifikimit të këtyre modeleve të sjelljes sa më herët që të jetë e mundur. Kjo na jep mundësinë të ndërtojmë komunikim më të shëndetshëm dhe të mësojmë të mbështetemi më shumë tek vetja, në vend që të kërkojmë vazhdimisht konfirmim apo kohë nga të tjerët.

Për të arritur një mënyrë të tillë të komunikimi, është thelbësore të mësojmë të dëgjojmë me vëmendje tjetrin. Dhe që kjo të ndodhë, pa frikë nga ndonjë keqkuptim, mund të luajmë lojën “dy folësit”. Njëri nga të dy do të marrë përsipër të shprehë mendime të ndryshme për disa sekonda dhe i dyti do të parafrazojë fjalët e tij.

Më pas rolet do të ndryshojnë dhe të dyja palët do të jenë në gjendje të kuptojnë, përmes kësaj lloj bisede, se ku "ngec" komunikimi i tyre. Pra, me këtë test do të kuptoni saktësisht se si e percepton partneri atë që t’i shpreh dhe ky është rasti ideal për të korrigjuar atë pa u zënë.

Megjithatë, duhet të kemi gjithmonë parasysh se qëllimi i kësaj teknike është të mësojmë të kuptojmë personin tjetër, jo të gjejmë gjithmonë zgjidhjen perfekte apo fajtorin.

Kur ky lloj komunikimi arrihet me sukses, kemi më shumë gjasa të rilidhemi me partnerin dhe të lëmë pas pasiguritë që dëmtojnë marrëdhënien dhe jetën tonë.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar: