Celebrity

Hailey Bieber zbulon se ka sërish kiste në vezore - Ç'duhet të dimë për to?

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2025

Hailey Bieber zbulon se ka sërish kiste në vezore -

Hailey Bieber tregoi realitetin e saj ashtu siç është.

Ajo publikoi një foto të sinqertë në Instagram ku tregoi trupin e saj gjatë kohës që po përjeton probleme me kistet në vezore. Në foto, ajo kishte ngritur bluzën, duke i treguar ndjekësve pjesën e barkut. Për ata që nuk e dinë, këto kiste mund të shkaktojnë fryrje, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, cikël të çrregullt menstrual dhe të tjera simptoma.

“Aktualisht kam 2 kiste ovariane,” shkroi ajo në përshkrimin e postimit. “Nëse po përballesh me kiste ovariane, jam me ty!.”

Hailey Bieber zbulon se ka sërish kiste në vezore -

Kjo nuk është hera e parë që Hailey flet hapur për problemet e kësaj natyre në trupin e saj. Në nëntor të vitit 2022, ajo ndau në Instagram se kishte pasur një kist “sa një mollë.”

“Nuk kam endometriozë apo sindromën e vezoreve policistike (PCOS), por më ka ndodhur disa herë të kem kist në vezore dhe nuk është kurrë diçka e këndshme,” shtoi ajo.

Në atë kohë, ajo postoi një video ku ngriti bluzën dhe shkroi “nuk është bebe” pranë barkut të saj.

“[Kistet] Janë të dhimbshme, të bezdisshme, më bëjnë të kem të përziera, të ndihem e fryrë, me dhimbje dhe emocionale,” komentoi ajo. “Gjithsesi… jam e sigurt që shumë prej jush mund të jenë duke përjetuar të njëjtën gjë. Do ia dalim.”

Hailey ka folur më parë edhe për thashethemet e shtatzënisë që përhapen sa herë që ajo shfaqet e fryrë, gjatë një interviste për GQ në tetor të vitit 2023.

“Së fundmi, të gjithë thoshin: ‘Oh Zot, është shtatzënë.’ Dhe kjo më ka ndodhur disa herë më parë,” tha modelja për revistën.

“Ka diçka zhgënjyese në këtë: ‘Domethënë nuk mund të jem një herë e fryrë pa qenë shtatzënë?’”

Më vonë, Hailey solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Jack Blues, me Justin Bieber në gusht të vitit 2024.

Ç'duhet të dimë për kistet ovariane?

Kistet ovariane, ose kistet në vezore janë shumë të zakonshme. Shpesh s'janë të dhimbshme dhe nuk kanë simptoma, por ndonjëherë mund të shkakojnë probleme serioze.

Hailey Bieber zbulon se ka sërish kiste në vezore -

Ka disa lloje të kisteve në vezore dhe disa nga simptomat e tyre (nëse ndodhin), janë këto: fryrje, dhimbje barku, dhimbje gjatë ciklit menstrual, marrëdhënieve intime, dhimbje në shpinë ose kofshë, ndjeshmëri të gjirit, të vjella.

Kur kistet çahen, mund të ndjesh dhimbje të forta, marramendje, temperaturë apo frymëmarrje të shpejtë. Në këto raste duhet kërkuar patjetër ndihmë mjekësore.

Diagnostikimi i kisteve në vezore bëhet përmes ekzaminimit pelvik dhe ekografisë. Në raste të veçanta përdoren CT, MRI dhe analiza gjaku apo shtatzënie. Shumë kiste zhduken vetvetiu, prandaj ndonjëherë mjekët vetëm i monitorojnë ato.

Trajtimi:

Shumica e këtyre kisteve janë beninje (jo kanceroze) dhe nuk kërkojnë trajtim.

Në raste të tjera, trajtimi varet nga lloji dhe madhësia e tyre. Kistet e mëdha apo të dyshuara për kancer, hiqen me kirurgji.

Parandalimi:

- Kontraceptivët oralë mund të ndalojnë ovulimin dhe zhvillimin e kisteve.

- Kontrolli i rregullt gjinekologjik ndihmon për zbulim të hershëm.

Kistet në vezore janë zakonisht të padëmshme dhe shpesh zhduken vetvetiu, por në disa raste mund të kërkojnë kujdes mjekësor. Kontrolli i rregullt gjinekologjik dhe vëmendja ndaj simptomave janë çelësi për një diagnozë dhe trajtim të hershëm.

Artikuj të sugjeruar:

Burimet: Yahoo, People, Healthline