John Cena fillimisht e përmendi me humor faktin që kishte bërë një transplant flokësh, përpara se të pranonte se fansat kishin ndikuar në këtë vendim të tijin.
Kampioni i WWE-së (World Wrestling Entertainment, kompania amerikane që merret me shfaqje të mundjes profesionale) bëri një intervistë në emisionin "The Pat McAfee Show" në ESPN. Aty, Cena nuk ngurroi të pranojë se ishte bullizuar për të bërë transplantin e flokëve.
Ai nisi të shpjegonte si fillim se kishte marrë flokë nga anët e kokës dhe i kishte “mbjellë” në majë, përpara se të zbulonte se “po fillojnë të dalin sërish”, siç ndodh gjatë kësaj procedure. Pasi tha se “dëgjon këta idiotët” – duke iu referuar fansave të WWE-së që qëndronin pas tij – Cena pranoi se, në fakt, ishte ndjerë i bullizuar për të bërë transplantin.
“Ja ku e keni një titull tjetër – transplant flokësh,” tha Cena pa u shqetësuar. “Ja ku është. Po e them. S’ka pse të turpërohem. Kisha një problem dhe u përpoqa ta rregulloj. Kaq.”
Cena shtoi se nuk do ta zbulojë se kush ia bëri transplantin deri sa të ketë flokë të dendura.
“Po punoj për këtë. Punë në progres,” tha ai.
47-vjeçari tha se "fushata" e pamëshirshme e fansave që i thoshin të mbillte flokët ishte bërë e pamundur për t’u injoruar.
“Pashë thjesht shumë pankarta që më tregonin pjesën time pa flokë,” tha ai. Cena pranoi se ndërhyrjen e kishte bërë në nëntor, pas bullizimit të vazhdueshëm.
“Faleminderit që jeni kaq të ndërgjegjshëm për nevojat dhe emocionet e mia, sepse më copëtuat për një problem gjenetik që nuk mund ta kontrolloj,” tha ai duke iu drejtuar fansave.
“Nuk jeni aspak të sjellshëm me mua. Jam në ring, përpiqem të fitoj, dhe dëgjoj: ‘Ai ka një zonë pa flokë!’ Ej, kjo nuk është e drejtë. Nuk mund ta kontrolloj. I ndodh 7 prej 10 meshkujve.”
Ai vazhdoi:
“Ndokush prej jush mund të më kishte tërhequr mënjanë. Por jo, të gjithë bashkë bërtisni dhe më bëni të ndihem i vogël dhe më turpëroni. Ju nuk e dini si më bëri të ndihem. Ky është bullizëm i pastër. Nuk është aspak në rregull. Faleminderit që më bullizuat deri në transplant flokësh kirurgjikal. Ja ku më çuat. Ju falënderoj për këtë.”
Ajo që nisi si një shaka, të cilën në dukje Cena e kishte marrë me sportivitet, përfundoi në ca komente pasivo-agresive jo fort të këndshme.
Artikuj të sugjeruar:
- Hailey Bieber zbulon se ka sërish kiste në vezore - Ç'duhet të dimë për to?
- George Clooney bëri një deklaratë të pabesueshme për martesën me Amal-in
- Më fal?! Filmat e realizuar me inteligjencë artificiale mund të fitojnë Oscar
- Natalie Portman thotë se ky rol e bëri të kishte frikë nga vetja dhe të tjerët
- Çfaaarë?! Kanye West thotë se ka kryer marrëdhënie seksuale me kushëririn e tij 6-vjeçar O.o
Burime: Yahoo Sports, Wrestling World