Selena Gomez është një nga personazhet e famshme që ne dallojmë për shumë arsye: është aktore dhe këngëtare shumë e mirë, flet hapur për problemet e shëndetit mendor dhe vështirësitë me të cilat përballet, si dhe ka krijuar një nga markat më të njohura të bukurisë, “Rare Beauty”, me çdo produkt që mban firmën e saj.
Ajo shpesh ndan mënyrat e përdorimit të produkteve që ka, si dhe truket e ndryshme të grimit. Këtë herë Selena i ka kombinuar të dyja përmes një videoje në Instagram ku tregon se si krijon në fytyrën e saj një shkëlqim që jo vetëm duket natyral, por edhe zgjat gjithë ditën.
View this post on Instagram
Sekreti i saj qëndron tek shtresimi i produkteve, pasi fillimisht aplikon një highlighter/ndriçues të lëngshëm në disa zona të fytyrës dhe më pas vendos një highlighter pluhur sipër për të pasur një rezultat sa më të dukshëm, por natyral.
Si një hap shtesë, përpara se të aplikoni highlighter-in, mund të bëni një konturim të lehtë poshtë mollëzave dhe në kockën poshtë vetullave.
View this post on Instagram
Mos harroni: Bashkojini mirë produktet në mënyrë që të “shkrihen” së bashku, pasi kjo do ta bëjë rezultatin të duket natyral në fytyrë.
Artikuj të sugjeruar: