Instagramming

Kristina Baki nënë për herë të dytë: Zbulon emrin dhe foto të bebushes

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2025

Kristina Baki nënë për herë të dytë: Zbulon emrin

Kristina Baki është bërë nënë për herë të dytë! Modelja ndau foto në rrjetet e saj sociale nga momenti kur solli bebushen në jetë, me mbishkrimin: 

"Mirë se erdhe në jetë vajza ime Meisi! Në datën 15.04.2025 Zoti më bekoi me mrekullinë e dytë dhe zemrën e kam plot." 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kristina (@kristinabaki)

Kështu, ajo zbuloi emrin e së bijës dhe ardhjen e saj në jetë përpara një jave. Me lindjen e Meisit, Kristina bëhet nëna e dy vogëlusheve.

Modelja u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2022, kur solli në jetë vajzën e saj të madhe, Siera.

“Çdo emër që më pëlqente mua, nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas, gjithashtu dhe ndonjë familjari. Ishte shumë e vështirë, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që ne të gjithëve na pëlqeu dhe emri që ne kemi vendosur është Siera”, - u shpreh Kristina asokohe.

Artikuj të sugjeruar: