Pep Guardiola dhe Cristina Serra janë gati t’i japin një mundësi të dytë martesës së tyre. Kështu raporton “El Nacional”, teksa shkruan se dyshja e kaluan fundjavën e kaluar në shtëpinë e tyre në Barcelonë.
Çifti njoftoi ndarjen në janar dhe besohet se nisën procedurat e divorcit në muajin shkurt, por mesa duket e kanë rimenduar këtë vendim.
Cristina Serra u rikthye në Barcelonë në vitin 2019, së bashku me fëmijët, për t’u fokusuar në biznes– ajo është një sipërmarrëse e suksesshme në botën e modës. Nga ana tjetër, Guardiola qëndroi në Mançester, ku ka drejtuar skuadrën e tij që nga viti 2016.
Megjithatë, duket se dyshja kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Sipas raportimeve të fundit, Pep planifikon të udhëtojë në Katalonjë të paktën një herë në javë për të shmangur periudhat e gjata larg nga gruaja dhe fëmijët.
Guardiola dhe Serra filluan lidhjen në vitin 1994 dhe u martuan rreth 20 vite më vonë, në vitin 2014. Çifti ka tre fëmijë së bashku.
Artikuj të sugjeruar: