Shqipëria

Mjeku psikiatër: “Ushqyeset më të mëdhaja të patriakalizmit janë vetë gratë”

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2025

Mjeku psikiatër: “Ushqyeset më të mëdhaja të

Emisioni i radhës “The Dalina Show” trajtoi sfidat që përballen djemtë adoleshentë në ditët që po jetojmë. Nga presioni social, abuzimi me substancat, mungesa e përkrahjes emocionale, deri te pritshmëritë që shoqëria u vendos mbi supe.

Me histori personale dhe mendime ekspertësh, ky emision trajtoi dilemën se përse shumë prej djemve po humbasin drejtimin dhe si mund t’i ndihmojmë të ecin përpara, duke tejkaluar sfidat që hasin vazhdimisht.

Lidhur me këtë çështje foli edhe mjeku psikiatër, Neli Demi. Fillimisht, ai theksoi se të tilla fenomene nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës, ku meshkujt po përballen me disa dilema/kriza ekzistenciale dhe jo vetëm.

“Në përgjithësi, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ka një fenomen konfuzioni lidhur me identitetin joseksual më shumë sesa gjinor dhe me atë çfarë është një mashkull. Ky konfuzion krijohet nga ndryshimet sociale, politike dhe ekonomike.”, tha ai.

Nga ana tjetër, sipas mjekut psikiatër, një ndër arsyet kryesore që ka çuar djemtë drejt këtij fenomeni është pavarësia ekonomike e grave. Sipas tij, fuqizimi ekonomik ka tronditur bazat e sigurisë të gjinisë mashkullore, të cilat ndër vite kanë konsistuar në dominancën e burrave.

“Ka një pavarësi të vajzave, dhe kjo ka tronditur bazat e sigurisë, të mbështetura mbi dominancën (e ashtuquajtur) të bazuar në forcat financiare dhe ekskluzivitetin ekonomik që kanë ushtruar djemtë.

Burrat, si më të fuqishëm fizikisht, kanë qenë ata që siguronin ushqimin për familjen, ndërsa gratë rinin kryesisht në shtëpi, por gjërat kanë ndryshuar. Ka pasur ndryshime ekonomike, mendore, në mënyrën e konceptimit të pozicioneve, si dhe politikat kanë bërë hapa të mëdhenj përpara.”, shtoi ai.

Por përse djemtë ndihen “në rrezik” nga fuqizimi i gjinisë së kundërt?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)

Sipas ekspertit, fatkeqësisht, ushqyeset e patriakalizmit janë vetë gratë, të cilat edukojnë djemtë e tyre në një mënyrë që i bëjnë të ndihen dominues dhe “shtyllë të shoqërisë”, ndaj kur përballen me një realitet krejt tjetër, lindin edhe të tilla sfida.

“Fatkeqësisht, më duhet të them se bie dakord me atë shprehjen që thotë se ushqyeset më të mëdhaja të patriakalizmit janë gratë, nënat, me mënyrën se si ato pranojnë të rrisin djemtë e tyre.”, tha ai.

Episodi i plotë: