Yjet u mblodhën sërish. Neda dhe Arbri u zhvendosën për të lënë skenën të gjithën për finalistët e këtij edicioni të “BBVA”, por si zakonisht vëmendja u rrëmbye nga Ledioni. Ky i fundit zgjodhi të mos e kursente një thumb për Xumin, i cili “bojkotoi” diskutimet e kësaj mbrëmjeje dhe nuk u shfaq gjëkundi.
Fillimisht, ai pyeti fituesin e këtij edicioni, Gjestin se si është ndjerë ai pas daljes nga izolimi, ndërsa vuri në dukje se kishte humbur peshë. Në përgjigjje, Gjesti tha se peshon disa kilogramë më pak, pasi nuk ka konsumuar proteinë këto ditë.
Dhe…aq u desh! Ledioni vendosi të bëntë atë që bën zakonisht: Të thoshte mendimin e parë që i vjen në kokë.
“Mos i pi ato se ato janë pisllëqe. Ai që do pinte proteinë dhe do fikte dritat e “BBVA”, sonte nuk është.”, tha ai drejtuar Gjestit.
Një tjetër batutë e Ledionit që u prit me të qeshura nga të pranishmit, por me siguri jo nga Xumi. Madje, pritet nga momenti në moment që ky i fundit t’i kundërpërgjigjet me një reagim në rrjetet sociale. Tani fillon loja!
Artikuj të sugjeruar: