Showbiz dhe TV

“Mbase më qëllon dhe mua nusja me lekë”: Xumi reagon për komentin e Ledion Liços

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2025

“Mbase më qëllon dhe mua nusja me lekë”: Xumi reagon

Nëse mendonit se mbrëmja e post Big Brother VIP Albania do të mbyllej thjesht me debate, komente të sikletshme dhe premtime për miqësi të përjetshme – gabuat rëndë. Pas komentit të Ledion Liços, i cili nuk njeh fre në mendimet spontane, Xumi nuk priti gjatë për të reaguar.

Në një postim në Instagram, Xumi tha shkurtimisht se:

1. Ai ka treguar respekt nga i pari tek i fundit (ndonëse s'dimë mirë kush është i pari dhe kush i fundit në këtë listë).

2. Proteinat janë të certifikuara shkencërisht dhe nuk janë "pisllëqe".

3. Dhe se ka derdhur djersë, sakrificë dhe mund që të arrijë aty ku është sot.

Menduat se mbaroi? Jo. "Mbase më qëllon dhe mua nusja me lekë në të ardhmen,” shtoi Xumi. Po, as ne nuk e kuptojmë lidhjen e kësaj fjalie me situatën në fjalë.

“Mbase më qëllon dhe mua nusja me lekë”: Xumi reagon
Screenshot i marrë nga Iconstyle.al.

Përmbledhje: Finalja mbaroi, post-BBVA është në valën e parë të dramës. Presim.

Nëse keni humbur komentin e Ledionit: Me të qeshur, Ledioni s’e kurseu një thumb për Xumin