Celebrity

Autopsia zbulon arsyen e vërtetë të vdekjes së Gene Hackman dhe gruas së tij

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2025

Autopsia zbulon arsyen e vërtetë të vdekjes së Gene Hackman

Një raport përfundimtar i autopsisë tregon se aktori i njohur Gene Hackman, 95 vjeç, dhe gruaja e tij Betsy, 65 vjeç, vdiqën në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico në fund të shkurtit 2025, por secili nga shkaqe të ndryshme.

Betsy ishte e para që vdiq, disa ditë përpara Gene-it. Mjekët që bënë autopsinë zbuluan se ajo kishte ndërruar jetë nga hantavirusi, një sëmundje shumë e rrallë, e shkaktuar nga kontakti me jashtëqitjet apo urina e brejtësve (si miu i egër).

Hantavirusi mund të ngatërrohet me gripin sepse shkakton ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, por në fakt është shumë më i rrezikshëm. Në rastin e Betsy-t, ky virus i kishte sulmuar mushkëritë dhe ajo kishte zhvilluar një formë të rëndë të sëmundjes që quhet sindroma pulmonare e hantavirusit, e cila është shpesh fatale nëse nuk trajtohet në kohë.

Autopsia zbulon arsyen e vërtetë të vdekjes së Gene Hackman
Ron Galella/Ron Galella Collection via Getty

Sipas raportit të autopsisë, Betsy kishte kërkuar në internet për simptomat e saj, duke menduar se mund të ishte ftohje, grip ose COVID-19, por nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Një test që iu bë më vonë tregoi se ajo nuk kishte as grip, as COVID-19 – ishte vetëm hantavirusi.

Gene Hackman vdiq disa ditë më vonë, ndërsa ndodhej në shtëpi, aty ku shtrihej prej disa ditësh dhe trupi i pajetë i bashkëshortes. Ai nuk kishte asnjë shenjë dhune apo helmimi dhe vdekja e tij u cilësua si natyrale.

Shkaku kryesor i vdekjes së Gene-it ishin problemet serioze të zemrës dhe të enëve të gjakut, të cilat lidhen me presionin e lartë të gjakut dhe me bllokime në arterie. Kjo gjendje njihet në mjekësi si sëmundje kardiovaskulare hipertensive dhe aterosklerotike – me fjalë më të thjeshta, ai kishte zemër të dobësuar nga mosha dhe enë gjaku të bllokuara nga yndyra.

Po ashtu, mjekët zbuluan gjatë autopsisë se Gene kishte sëmundjen e Alzheimerit në një fazë të avancuar. Ndoshta kjo gjendje e kishte penguar Gene-in të kërkonte ndihmë pas vdekjes së bashkëshortes së tij, ose të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

Autopsia zbulon arsyen e vërtetë të vdekjes së Gene Hackman
Betsy Arakawa dhe Gene Hackman, rreth vitit 2000. Richard Corkery/NY Daily News Archive via Getty

Trupat e tyre u zbuluan më 26 shkurt të këtij viti nga autoritetet. Bashkë me ta u gjet edhe një nga qentë e tyre, i cili kishte ngordhur ndoshta nga uria dhe mungesa e ujit. Dy qentë e tjerë ishin gjallë dhe në gjendje të mirë.

Zyra e hetuesit mjekësor konfirmoi zyrtarisht detajet e vdekjeve të tyre më 7 mars, ndërsa autopsia kishte përfunduar që më 27 shkurt, vetëm një ditë pasi u zbuluan trupat.

Për nder të tyre, familja organizoi një ceremoni private në Santa Fe, ku morën pjesë tre fëmijët e Gene-it: Christopher, Elizabeth dhe Leslie.

Gene Hackman dhe bashkëshortja e tij jetuan një jetë private për më shumë se 20 vjet, që kur Gene u tërhoq nga bota e filmit pas daljes së filmit të tij të fundit "Welcome to Mooseport" në vitin 2004.

Autopsia zbulon arsyen e vërtetë të vdekjes së Gene Hackman

Ata u fotografuan për herë të fundit së bashku në mars të vitit 2024 gjatë një dreke në një restorant në Santa Fe.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: People