Shqipëria

Korçë/ Mendohej se djali ishte vetëvrarë! Zbulohet se e ka vrarë e dashura

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2025

Korçë/ Mendohej se djali ishte vetëvrarë! Zbulohet se e ka

Një histori shokuese duket se është zbardhur nga gjykata e Korçës, ku një vajzë, Kejsi Spahillari, është akuzuar me masën e sigurisë arrest me burg për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili. Ngjarja e trishtë ka ndodhur në Voskopojë, 7 vjet më parë.

Asokohe, për shkak se Antonio i ndjerë u gjet i varur me një çarçaf në një pemë në periferi të Voskopojës, rasti u hetua dhe regjistrua si vetëvrasje. Por, hetimet kanë vijuar dhe pas mbledhjeve të provave, doli rezultati se në fakt, nuk ishte vetëvrasje, por një vrasje. Antonio ishte viktimë dhe u vra nga Kejsi dhe një person tjetër, Rexhep Vathi. Dyshohet se Kejsi dhe Rexhepi kanë pasur një lidhje paralele dhe kanë mbytur me çarçaf të ndjerin, duke inskenuar kështu një vetëvrasje.

Më tej, Kejsi u largua për në Kanada ku krijoi edhe familje, ndërsa në vitin 2024, Rexhepi i dha fund jetës duke u vetëvrarë.

Prokuroria e Korçës ka nxjerrë edhe urdhrin e arrestit për Kejsin, ndërsa gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim. Më tej, mund të dalë edhe një urdhër arresti për kërkim ndërkombëtar.