Metropolitan

Kid Cudi dëshmon në gjyqin ndaj P.Diddy-t: “Më vendosi eksploziv në makinë”

Kid Cudi dëshmon në gjyqin ndaj P.Diddy-t: “Më vendosi

Reperi Kid Cudi ka dhënë dëshminë e tij në gjyqin ndaj Sean "Diddy" Combs, njohur ndryshe si P.Diddy.

Cudi, emri i vërtetë i të cilit është Scott Mescudi, dëshmoi për rreth dy orë të enjten, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth marrëdhënies së tij me ish-të dashurën e Combs, Cassie Ventura, e cila dëshmoi javën e kaluar.

Si përfshihet Kid Cudi në gjyqin ndaj P.Diddy-t

Kid Cudi dëshmon në gjyqin ndaj P.Diddy-t: “Më vendosi

Kid Cudi dhe Cassie kishin një lidhje të shkurtër në vitin 2011, gjë e cila nuk u prit aspak mirë nga P.Diddy asokohe. Ky i fundit pretendohet se ka dhunuar dhe kërcënuar ish-partneren e tij, Cassie, pasi kuptoi se ajo kishte nisur një histori të re dashurie me Cudi-n.

“Hakmarrja” e P.Diddy-t

Kid Cudi dëshmon në gjyqin ndaj P.Diddy-t: “Më vendosi

Kid Cudi e akuzoi reperin se ka organizuar një sulm me koktej molotiv, duke i hedhur në erë makinën e tij, si dhe duke i sulmuar shtëpinë.

Sulmi i parë ndodhi në dhjetor 2011, kur, sipas dëshmisë, ai mori një telefonatë nga Cassie, e cila i tha se Combs kishte zbuluar marrëdhënien e tyre.

Vetëm disa momente më pas, ai theksoi se mori një tjetër telefonatë, këtë herë nga një mik i përbashkët me P.Diddy-n. Ai u njoftua se reperi dhe një person tjetër ndodheshin në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Më tej, Kid Cudi tregoi se kontaktoi me P.Diddy-n dhe ky i fundit i tha se po e priste para shtëpisë së tij.

Sipas dëshmisë, kur mbërriti, kamerat e sigurisë ishin kthyer në drejtimin e gabuar, dhuratat e paketuara për Krishtlindje ishin hapur dhe qeni i tij po shfaqte shenja frike.

Ai njoftoi policinë dhe raportoi incidentin.

Sulmi me molotov

Kid Cudi dëshmon në gjyqin ndaj P.Diddy-t: “Më vendosi

Reperi dëshmoi gjithashtu se, pak pas përfundimit të marrëdhënies me Cassie në janar 2012, makinës së tij iu vu eksploziv.

Ai tha se mori një telefonatë, ku u njoftua se Porsche, në pronësi të tij, kishte marrë flakë. Kur mbërriti në shtëpi, vërejti një vrimë në çatinë e automjetit dhe mbetje eksplozivi.

Kid Cudi dëshmon në gjyqin ndaj P.Diddy-t: “Më vendosi

Megjithatë, avokati i Combs theksoi se nuk ka prova që e lidhin atë me asnjërën nga ngjarjet.

P.Diddy përballet me një sërë akuzash të rënda që lidhen me abuzim seksual, dhunë fizike, trafikim qeniesh njerëzore dhe jo vetëm.

Më shumë rreth gjyqit ndaj tij:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb