Metropolitan

Kënga e Izraelit nuk përfshihet në videon përmbledhëse të Eurovision 2025

Kënga e Izraelit nuk përfshihet në videon përmbledhëse

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka ngjallur polemika sa i përket Eurovisionit, duke përjashtuar këngëtaren izraelite, Yuval Raphael, nga videoja zyrtare e përmbledhjes së albumit të Eurovision 2025, pavarësisht se kënga përfaqësuese zuri vendin e dytë në renditje.

Ky veprim ka shkaktuar diskutime, pasi shumë njerëz akuzojnë organizatorët për trajtim diskriminues ndaj Izraelit. Nga ana tjetër, njerëz të ndryshëm e kanë “përshëndetur” këtë vendim, duke theksuar se njësoj si Rusia, edhe Izraeli nuk duhet të jetë pjesë e këtij kompeticioni për shkak të luftërave përkatëse.

Kënga e Izraelit nuk përfshihet në videon përmbledhëse

Performanca e Raphael-it të këngës “New Day Will Rise” grumbulloi 297 pikë nga televotimi i publikut, duke u renditur e para në këtë kategori. Megjithatë, edhe ky vlerësim ka hasur në polemika, pasi ka pasur pretendime për manipulim të rezultatit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Megjithatë, kur EBU zbuloi videon zyrtare të përmbledhjes së albumit të Eurovision-it të premten, Raphael nuk ishte përfshirë në klipin që paraqiste momentet më të spikatura të performancave.

Një përdorues komentoi:

“Është thellësisht zhgënjyese të shohësh Izraelin, i cili siguroi vendin e dytë në Eurovision këtë vit, të përjashtohet qëllimisht nga ky postim. Kjo bie ndesh me frymën e drejtësisë dhe unitetit që slogani 'Të Bashkuar nga Muzika' pretendon të përfaqësojë.”

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana e organizatorëve të këtij kompeticioni.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb