Historia Ime

Prinderit nuk më kuptojnë / Fëmijët nuk më dëgjojnë

16 Gusht 2015

Prinderit nuk më kuptojnë / Fëmijët nuk më

Letra 1
Mirmbrema edhe ju Anabelista! Fiks kjo tema sot. Eshte nje mardhenie kaq e komplikuar kjo prind-femije qe as ja keni  iden. Ate here,un jam mami 34 vjec ,vajza ime eshte 14. Jam liberale "deri atje ku lejohet" . Me pak fjale: ajo ka fb te cilen e hap deri ne 1 or te caktuar ne darke. Del me shoqet e saj. Flet dhe me shoket e klases ( ne fb kuptohet tani ne vere) . E pyes nese i pelqen dikush?  Flas her pas here me te. Bejme shopping bashke. Qeshim shpesh mekomentet ktu dhe okk deri diku. Prb qendron se ajo nuk kenaqet me asgje. Per shoqet e saj jam mami ideale .Ajo prap HIC. Me e keqja eshte se e kam kapur te me genjej ne shum raste. Kohet e fundit me flet shum prer ne sy te mikeshave te mia. Sdi si te sillem??? Kur i ankohem tim shoqi ,ma kthen se vet e kam  fajin.  Keq te sillesh mir me kta femij sot dhe keq te sillesh keq. Mbremje te kendshme!

Letra 2
Mrb,kam goxha per te shkruar,shpresoj ta merrni mundimin ta lexoni ashtu sic po e marr mundimin te tregoj per marrdhenien mes meje dhe mamase sime (duke qene se babain nuk e kam,fatkeqsisht) dhe pse jo ne te njejten kohe te jap nje mesazh sensibilizues. Atehere, sic thash me larte un jam rritur vetem nga nje prind por njekohsisht e rrethuar nga pjestare te tjere se familjes si gjyshja dhe tezja. Marrdhenia ime me mamin normalisht ka uljet dhe ngritjet e veta por nese do me pyesnin a do ndryshoje dicka tek ajo do thoja asgje. Qe kur babai im nderroi jete, mami e ka perballur rritjen time e vetme,pa mbeshtetjen e nje figure burrerore, pa vella ,pa mbeshtetjen e nje babai(u prehte ne paqe). Pra si pasoje dhe une jam rritur ne mungese se prezences se nje figure aterore apo mashkullore ne pergjithesi. Mami vuante fillimisht nga nje ezauriment nervor dhe ndonjehere nuk e kontrollonte dot veten dhe behej agresive ne te folur . Ky ezauriment e ka ndjekur gjithe jeten,deri ne ditet e sotme. Ndonjehere nuk arrinte te qetesohej dhe thyente ndonje objekt ,un nuk thoja asgje. Thjesht largohesha ne dhome dhe mbyllesha,derisa trokiste dera pas pak minutash dhe ja tek ishte ajo ,fytyren me lot dhe me afrohej duke me perkedhelur e duke me kerkuar falje. E shihja ne sy e puthja por duhet te them qe ndonjehere i mbaja inat sepse ne ate moshe nuk arrija ta kuptoja sjelljen e saj. Por duhet theksuar qe kto episode ishin shume te rralla dhe komprensive per dike qe vuante nga dicka e tille. Mami me blinte cdo gje materiale qe me nevojitej ,brenda mundesive ama.Duke u rritur ,gjithnje e rrethuar nga figura femerore, mesova qe mamin tmos e shihja me thjesht si nene por edhe si moter edhe si shoqe. Ajo kishte besim tek une ,sic kisha une tek ajo. Liria per te cilen cdo krijese njerezore ka nevoje nuk me ka munguar kurre e per kete gje i jam shume mirenjohese . Nuk me ndihmonte me detyrat deri ne momentin qe e shihte qe nuk po zgjidhja dot dicka megjithse po jepja maksimumin.Nuk ka qene kurre e rrepte persa i perkiste notave dhe gjithnje me thoshte "Mos lufto per not te mire per tme ber pershtypje mua,beje per veten dhe per te ardhmen tende".Me kujtohet nje episod kur me gjeti nje pakete cigaresh ne canten e shkolles qe nuk ishte imja dhe me tha , do te krijosh varesi ndaj dickaje ? Krijo varesi ndaj nje pasioni, dickaje qe te ben te ndihesh e gjalle ,e lehte, e lire e nderkohe terhoqi nje cigare nga paketa ma dha ,mori dhe nje per vete dhe e pime bashk. Nuk dua te besh asgje fshehurazi meje me tha , ndjeje shijen vdekjeprurese te cigares tani ,jam e sigurt qe nuk do krijoje kurre varesi ndaj saj ashtu sic nuk kam krijuar une. Dhe ashtu ishte,kurre nuk krijova varesi qe atehere e deri ne kete moshe. Nese ajo do kishte reaguar ne menyre te dhunshme apo tme kishte kercenuar duke e njohur veten ne ate moshe jam e sigurt qe do isha terhequr nga gjeja e ndaluar.Konfliktet mes nesh ekzistojne akoma, por per gjera me shume rendesi minimale. Sa here jam e merzitur dal me te ulemi ne nje lokal,pijme nga nje gote vere me nje cigare ne dore dhe sikur e nxjerrim jashte ate stresin. Fakti qe nuk me ka ndaluar asgje, me ka mbeshtetur gjithnje,ka pasur besim tek une, nuk ka ushtruar kurre dhune fizike(pervec ndonje shpulle te vogel ne prapanice deri ne moshen 5 vjecare) me ka shtyre ne te krijuarit e idealeve qe kam. Eshte e vertete , prinderit bejne shume sakrifica per te na rritur , ama jan ata qe kan zgjedhur te na sjellin ne jete,ashtu sic meritojne respekt ata e meritojme dhe ne femijet qe nepermjet figures se tyre rritemi ,formohemi, kompletohemi dhe jemi gati te behemi prinder vete duke transmetuar te njejtat vlera qe na jane transmetuar qe ne vegjeli. Ashtu sic nuk duhen keqtrajtuar ata ne pleqeri ashtu nuk duhemi keqtrajtuar ne ne femijeri. Prinderit kan nje pergjegjesi te madhe morale dhe jetesore mbi supe ndaj nuk mund te pretendojme te jene perfekt pra mendoj qe duhet te ekzistoje nje kompromis ne raportin prind-femije . Duhet te bashkejetojne le te themi ne simbioze . Trajtoji femijet e tu me respekt, jepi vlera,dinjitet, perkrahje,mbeshtetje , beje te vrapoje si i cmendur pas nje endrre apo nje pasioni dhe cdo sakrifice e jotja do shperblehet kur ai femije tashme i rritur te kete arritur synimet e veta . Ti do buzeqeshesh,do buzeqeshesh tej mase sepse do e dish qe ai eshte ai qe eshte kryesisht fale teje. Nese do postoje Zh. 

Letra 3
Do doja ta thoja dhe un dicka nen sekretin e rrefimit anabel. jam ne pune aktualisht dhe historia e motrave me preku shume. pata kohe ta degjoja videot e tyre dhe dua te them se nuk ka mundesi qe nje 14 vjecare qe i dridhet zeri, gati ne te qare, te shtiret ne ate lloj menyre. Ato po vuajne anabel. dhe une i kuptoj shume mire. Deri para disa vitesh keqtrajtohesha ndoshta jo ne te njejten menyre por deri diku. Kisha gjithmone shenja ne trup dhe pse babai kurre nuk eshte ulur ne ate pike sa tme heqi mbathjet dhe te shohe pjeset e mia intime. Zor se dikush do e lexoje deri ne fund kte deshperimin tim te hedhur ne leter, ti ndoshta as nuk e poston fare, por dua te them dicka qe eshte e vertete si vdekja anabel : gjerat qe peson nga ato qe duhet te ishin njerezit e tu me te afert, mbesin dhe te shoqerojne gjate gjithe jetes. Une sot jam e lumtur, jam me njeriun e jetes time, jam e martuar dhe po pres dhe nje femije, kam nje pune dhe kam arritur te ndertoj jeten time, dhe pavarsisht kesaj sa her kam nje grindje sa her degjoj nje diskutim te zjarrte frikesohem dhe ngre duart si dukur kur me gjuante im ate, apo edhe me shume ime me. Ka shume njerez qe se besojne dot kete gje. Edhe im shoq perpiqet me ngulm qe tme beje ti harroj ca gjera, por une akoma ngrihem me ankth nga endrra te keqia, dhe kam shume frike nga cdo gje, dhe qaj nga gjeja me e vogel. Besoj se kjo e keqe sdo me shqitet kurre.  Une kam qene studente me mesataren mbi 9. Kisha shoqe e shoke shume, por asnje te dashur deri ne moshen 19 vjecare. Shkruaja shume letra dhe kisha blloqe me poezi te shkeputura nga libra, me kenge anglisht apo italisht, dhe kto gjera i benin te mite te mendonin se une nuk mesoja mjaftueshem. E perseris nuk isha 10 absolute dhe kishte lende qe nuk i mesoja dot, mbaja gjithmone ndonje liber romantik poshte librave qe e merrja borxh diku dhe sapo ma gjente mami ma griste. Por un tipike romantike nuk ndaloja dot se beri gjerat qe dashuroja me shume, dhe sot e kesaj dite vazhdoj ti bej, jam romantike e lindur… Une beja dhe shume gabime, te tipit haja thonjte, dhe mami qe te mos e beja me, mi priste derisa me dilte gjak nga cdo gisht, aty sigurohet qe une skisha cti haja me thonjve. Beja dhe gabime te tjera te tipit kam kopjuar ne nje provim, me ka kapur zysha ne gjimnaz dhe nuk i harroj te rrahurat qe pesova, me doli gjak nga hunda e buza dhe nuk shkoja dot ne shkolle per tre ditet e ardhshme.  Dhe sic po thoja, fakti qe nuk isha 10 absolute ne kohen kur kushurirat e mia ishin, dhe qe nuk para beja pune shtepie, me benin mua me te keqen e vajzave per prinderit e mi. Nese une i thoja mamit prit pak ajo vinte ne dhome dhe me terhiqte nga veshi, nese une flisja ne cel me shoqet (nga tel i shtepise se nuk kisha cel) dhe ato me kapnin, me mbyllnin ne banjo vetem per ore te tera. Njehere kur i thash mamit ta lante vete veranden pasi un e kisha lare njehere ne dreke, babi me kapi dhe me beri me vula gjithe pjesen e djathte te trupit, duke qene se isha kerrusur ne njerin krah dhe me duart e mia po mbroja koken. Dhe nuk pushonte se gjuajturi deri sa nderhyri mami sepse e kuptoi qe ai do me vriste po te mos ndalonte. Ai thonte pusho se bertituri qe te mos gjuaj me dhe une nuk pushoja se bertituri sepse ne ato momente nuk e doja me veten. Sa e sa here kam dashur tja heq jeten vetes Anabel, dhe druhesha nga mendimi i te tjereve cdo mendonin pas vdekjes time. Them se skam qene aq e forte, dhe mendoj se njerzit me te forte jane ato qe e arrijne ate pike, jo me te dobtit. Me te dobtit jane si une, qe perpiqesha te prija damaret dhe sapo dilte pak gjak frikesohesha, pija ilace dhe i villja ne banjo. Kam kaluar depresion te thelle anabel, dhe shpetimin e kam gjetur vetem ne librat qe me kane shoqeruar. E kam gjetur tek ime moter me e vogel se une, dhe tek shoqet e mia qe ne rastin tim ishin me te aferta se familja.  Sot jam e lumtur qe nuk e kam bere. Por dua te them, une nuk pata guxim te vrisja veten, nuk pata guxim te iki nga shtepia sado qe kam dashur shume, ndersa keto vajza po. Dhe te krahasuara me prinderit e ketyre, prinderit e mi ishin lule. Jo cdo njeri eshte njesoj dhe nuk i pret gjerat njesoj. Keto kane qene dy motra, dy vajza adoleshente qe kane bere gabime, dy femije te detyruar per te arritur deri ne ate pike nga deshperimi. Ndoshta kane menduar se se bashku do thyenin boten. Fatkeqsisht ne Shqiperi ka plot realitete te tilla qe nuk gjene perkrahje askund. Une di dhe raste qe ka pasur gra apo femije qe kane shkuar ne polici per te denoncuar raste dhune ne familje, dhe policia pervecse nuk i ka marre parasysh, ka thirrur agresorin qe ka ushtruar perseri dhune aty ne sy te policit dhe ai qe i ka thene mire ja bere qenit. Eshte e lehte te flasesh kur nuk ke provuar dicka te tille ne kurrizin tend, por eshte shume e veshtire te jetosh sikur nuk ka ndodhur asgje… Po e mbyll anabel, dyshoj se dikush do e lexoje deri ne fund, por per ato pak qe do arrijne, u them te degjojne me zemer dhe te mos behen shume paragjykues. Nen petkun e anonimatit, e juaja, B.Y

Letra 4
Mirmbrema!tani jam 25 vjece..dhe un kam qen si motrat kajtazi.familja ime eshte shum fanatike,mbarova 8 vjecaren dhe sigurisht sme lan te filloja te mesmen.me vinte turp te takoja shoqet sepse si ti thoja qe sjam ne shkoll si ju?nderkoh qe ata dilnin me shoqeri un isha ber zonj shpie..gatuaja,laja,pastroja,dhe mbi te gjitha kujdesesha per vllain e paralizuar..imagjino isha vetem 14 vjec.prinderit vinin shum von nga puna.ne cdo vend qe shkoja isha ne shoqerin e nje te afermi te besuar.kurr nuk u revoltova kurr nuk hapa debate ne shpi.boll na kishte hedh zoti.shum her merzitesha madje shkruajta nje fjali ne ditar "si mund te rri nje goc ne kte mosh e mbyllur ne shtepi"..mbarova shkollen me korispondec fillova nje kurs parukuerie..tani jam ne pun..jam rrit por nese dua te dal ne dark nuk mundem e tani jam mesu e sme ben pershtypje.pervec prinderve asnji sna e do te miren.nese e publikon anonim te lutem

Letra 5
Ja o Anabel te shkruaj e un se e gjej veten tek motrat Kajtazi Mbarova 9 vjecaren shkoll shpi sdija mbremje eskursione piknik marrje pjese ne aktivitete shkollore madje as ne bibloteke te shkoja??? Isha vetem 14 vjece dhe me ushqenin me dhune psikologjike kater vellezrit dhe babi pasi mamin shpesh here e kisha ne krahe por cdo benim ne dy femra mes 5 meshkujve??? Ne gjimnaz nuk donin t me linin se kishin frik mos ju dashuroja si goca e filanit merrnin shembull t tjere njerez!! Por fale xhaxhait tim u futa gjimnaz por hyja ne oren 8 e dilja ne 1 nuk dilja pushimin e madh madje kur kisha ore bosh ikja ne shpi here vija shkolle e here jo pasi ashtu ju theshte truri vellezerve me fshehnin librat mi kane djekur me fshehnin rrobat me mbyllnin e ushtrinin dhune madje e nga gjumi me ngrinin e me godisnin Vendosa t le gjimnazin pasi as ne ditlindje as festa 7 marsi as festat e nentorit asgje nuk festoja me shoqerine me dukeshe sikur isha e tepert dhe nuk shkova dy jave por presori im kujdestar ai me ka ndihmuat t kaloj cdo gje duke me perkrahur dhe vleresuat me jepte guxim t mesoja dhe t isha e duruar me prindrit Mbaroi viti i pare mu duk shekull ai nje vit Cdo dite ne shtepi kishte sherr mos dilja deri te lagjia as ne ballkon pasi shpin e kishim afer liqenit dhe ishte xhiroja Pushime nuk bera kurre si cdo adoleshent,,, nuk kisha adres fb as tel madje cdo dite kontrrollonin dhomen time gjerat e mija me detaj mos zbulonin dicka ne mendjen e tyre te tiposur se un isha e lidhur Plus qe shokve ne klase nuk ju flisja fare nuk hapesha me askend ne shkoll vec profesorit tim i cili e kuptoi gjendjen dhe me mori ne sallen e informatikes. Kur ikja per shpi ikja rruges se vjeter sepse xhiros kishte shum cuna e sdoja t hapja probleme vetes shkoja shpi sa po hyja ne dera degjoja te bertitura pse ska erdh ajo akoma nga bredh me ke shoqerohet nese e kap me mdonje do e vras nuk eshte per shkolle Kur ulesha t beja detyrat ose t lexoja direkt hidhej vellai i mash cohu laji pak atletet e mia se nuk je per shkolle ti frown emoticon sapo mbaroja e ulesha cohu beje ndonje pune pse te kemi ty ,,, thonjte smi linin ti lyeja vetullen t hiqja apo t vishja bluza me mode ose t hapura??? As kapele ne dimer nuk vija ?? Por durova durova plot tre vitet e gjimnazit ku mund t them se her vija e here jo ... Ne mendjen time i shihja meshkujt si nje problem gjigand per mua nuk kisha mendje te afroja dike e pse kisha propozime por jo nuk u ngatrova... Ne mbremja mature kurrsesi nuk behej fjal tju thoje ,,, as daten e diplomimit ska shkuar ka shkuar vellai ka marre diplomen time Ne provimet e shtetit me shoqeronin dy vellezrit me dukej vetja e burgosur ne shtepin time ku kam dhene dashuri e kam marre dhun si psikologjike e fizike por ja dola mbarova shkollen qe per mua kane qene 3 vitet me te tmerrshme t jetes qe cdo dite doja ti jepja fund jetes,, por mendoja do ja dal do kete dicka t bukur ne fund wink emoticon mami me mbeshteste gjithmone madje flinte me mua dhe me degjonte deri vone i shprehesha dhe qante me mua por cfar mun t bente asaj nuk i degjohej zeri e njeher qe tentoi i tha vellai boll ti mos ja zgjat se perfundon e kjo si goca e filanit dhe e filanit. qaja kur me benin krahesime ti je si ajo je k*rve Pija medikamente te ndryshme aq sa perfundova ne spital pasi me qelluan ne mes t shkolles nje dite para diplomimit nuk e doja me veten me poshteruan kur t tjerat benin shum gjera e prindrit i kishin afer vellezrit i mesonin mua jooo .. njs sot jam 21 vjece vazhdoj infermierine jam e fejuar me dike qe doja dhe Faleminderoj Zotin qe erdhi ne nje kohe kur une isha ne nje ferr.... Sdua t permend se sa here donin t me fejonin sepse sdo mjaftonte as ato 49 min qe jam shprehur motrat Kajtazi por ndryshe nga ato un durova ,,, dhe sot nuk eshte se ja u kujtoj e pse ndihen fajtore por kur ju tregova videon mami ishte ajo qe ja u perplasi ne fytyre sepse femija do liri dhe me puthi me lot ne sy qe un durova durova shum Flm nese e poston e pse e stergjatur Naten e mire kjo teme me preku e po me trazon kohen qe e kisha kaluar disi

Letra 6
Pershendetje Anabel, Po te shkruaj nga fcb i dikujt tjeter jo nga imi por gjithsesi dua te ngelem anonim. Une nuk kam qene asnjehere e dhunuar si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht. Por dua te flas per motrat e mia te cilat kane qene shume te dhunuara. Dhe kjo dhune vinte kryesisht nga im ate. Motra ime e madhe sidomos ka vuajtur shume nga kjo dhune. Mbaj mend kur kam qene e voge se si babi e rrihte dhe e terhiqte prej flokesh ne koridor se perse i kishte thene mamit sdua kur ajo i kishte kerkuar te bente punet e shtepise (motra ime ne ate kohe 13 vjec),apo krevatin ku flija un i cili kishte nje dhoge te thyere nga shkelmat qe e godiste babi nderkohe qe mami mundohej ti ndante dhe qante me denese. Sa here eshte perpjekur ajo ti bente vetes keq por une asokohe nuk e kuptoja. Mbaj mend te nxirat ne trupin e motres dhe ditet e shumta qe ajo nuk shkonte ne shkolle. Mbaj mend kur luaja me shoqet ne shkallet e pallatit dhe degjoja ulerima ne shtepi, kur shkova ne darke kerkova motrat dhe i gjeta te shtrira ne krevat duke qare me te nxira neper trup dhe me buze te care..arsyeja? Se perse motra kishte shoke ne shkolle e i kishte rrahur im ate te dyja.. Fatmirsisht sot gjithcka ka ndryshuar dhe babi me ne fund e kuptoi se druri nuk te ben njeri me te mire dhe nuk eshte zgjidhja per cdo gje. Mua nuk me ka qelluar asnjehere, fatmirsisht kam qene gjithmone pika e tij e dobet dhe me degjon shume. Motrat Kajtazi me kujtuan dy motrat e mia te cilat kane qene te privuara nga te dalet,nga nje jete sociale dhe nga kenaqesite qe te fal shoqeria apo dhe vet mosha. Por motra akoma nuk i ka kaluar traumat e femijerise-pubertetit-adoleshences..Ajo nuk e duron dot ne asnje moment ne te bertasim apo te permendim raste te tilla. Eshte shume e dhimbshme te kalosh ferr ne castet me te pafajshme te jetes,por pak njerez mund ta kuptojne.

Letra 7
Pershendetje! A mund te shkruaj edhe une dicka? Ndoshta ato motrat kane bere gabime e jane ndeshkuar per ato gabime,pavarsisht se jo ne menyren e duhur. Une kurre nuk bera gabime. As edhe njehere te vetme. As ath kur kisha deshire qe te bleja nje roman qe ta lexoja dhe pergjigja ishte thyerja e dy dhembeve te para. Pa asnje arsye. Nuk gabova kurre edhe kur rrija mbi libra e mesoja, mesoja vertete dhe nuk tallesha, dhe pergjigja ishin te nxirat kot se koti pse nuk kishte uje ne frigorifer ose pse kishte ne oborr gjethe qe nuk ishin pastruar. Asnje goditje nuk ka patur qofte edhe nje arsye te vetme te hajrit. Qe te tre ata qe une i doja dhe mundohesha ti beja krenar ushtronin dhune ndaj meje, kot, pa arsye, nxirrnin stresin e dites te une. Me qindra here u kam dhene une thiken qe te me vrasin, por me kane thene "jo se ashtu shpeton ti, me mire te vuash". Arsyen se kam kuptuar kurre. Akoma se kuptoj. Jam munduar sa e sa here ti jap fund jetes vete, por jam e dobet. Kam frike per me pas. Kam frike se ndoshta as atje lart nuk do me duan. Kurre su kam kerkuar asgje. Vetem libra dhe te me linin te mesoja. Kurre nuk mi kane plotesuar keto kerkesa. Mundohesha te mesoja naten. Hapja dritaren dhe mesoja me driten qe vinte nga jashte. Ia dola qe kur mbarova gjimnazin dola e para ne renditjen e notave. Qe ate dite me kerkuan falje e qe sdo vinin me dore mbi mua. Sepse sipas tyre e kishin kuptuar qe une vertete mesoja jo se e perdorja gjimnazin si pretekst per te bere rrugacerira. Madje me lejuan te vazhdoja edhe shkollen e larte. Ishte periudha me e lumtur e jetes sime. Ku mendoja se gjithcka kishte marre fund. E tashme une do isha e qete. Megjithate qetesia ime nuk zgjati as 1 muaj. Historia u perserit e u perserit. Tashme perve dhunes fizike edhe dhune psikologjike. Kontrollonin cdo gje timen. E kur nuk gjenin gje (se fundja nuk kishin cfare te gjenin) acaroheshin dhe inatin e nxirrinin te une. Mbusha 20 vjec dhe njoha nje djale. E dashuroja vertete, edhe ai keshtu thoshte se me dashuronte. Vazhdova per 1 vit me te duke u munduar me cdo kusht qe te mbaja lidhjen pavarsisht kontrolleve qe me benin ata. Kisha frike ti flisja atij djali per ate qe ndodhte brenda shtepise sime. Megjithate mora guximin dhe ia tregova qe te gjitha. Ai qe une e kisha konsideroja engjell me dha goditjen edhe me te dhimbshme sesa goditjet qe kisha marre ne vite nga ata. Me braktisi me arsyen "shiko, une nuk dua lidhje me vajza qe kane probleme te tilla. nuk behem psikologu jot une". Edhe aty ku mendoja se kisha gjetur pak dashuri edhe aty ishte genjeshter. Tani jam dorezuar e di qe askush sdo me me qendroje afer. Po mundohem te bej dicka per veten time. Punoj ne dy pune dhe vetem njeren rroge dorezoj ne shtepi. Tjetren e mbaj ne banke qe te kem mundesi te shpetoj nga ky ferr. Dua thjeshte te iki sa me larg qe te jete e mundur. Nese te tjeret kane shoke, shoqe apo njerez te dashur qe i kane ndihmuar qe ta kalojne kete situate, une skam asnje. Une jam vetem.

Letra 8
Mirmbrema Anabel. Do te lutesha vertet t'a postoje qe, nga ata qe e lexojne deri ne fund, te mund te kuptoj se eshte vertet e justifikueshme dhuna nga mamaja ime apo eshte nje klishe qe perdor une ndaj njerezve qe e dine per te mos e ulur poshte figuren e saj... Edhe une si shume te tjere i lexoj letrat tuaja sonte, dhe marr guximin vetem nga letra e fundit qe lexova.  Jam pothuajse 20 vjec, aktive ne shoqeri dhe me nje jete 'me gjithe te mirat'.  Po e nis nga themelet. Une jam rritur vetem me mamane.Babi e la mamane time kur ishte shtatezane per nje grua tjeter. Ketu besoj filloi i gjithe stresi, mllefi, inatet e dhimbja qe mamaja ime i ktheu ne dhune fizike per mua. E mbetur vetem, pa te njohur, shtatezane dhe e tradhetuar, si vijim jeta ishte shume e veshtire per te. Ne moshen qe fillon e logjikon per cfare ndodh rreth teje, une mbyllesha ne dhome duke perpunuar te gjithe mllefin e dites, qe te gjeja arsyet: PSE MUA?! Vazhdoi e njejta pyetje deri para pak muajsh.Nderkohe kisha dy jete paralele, dy sjellje te ndryshme, dy ambjente te ndryshme. Zgjohesha ne mengjes, shkoja ne shkolle, kisha fituar respekt, isha nder nxeneset me te mira te shkolles, mesuesit me pikasnin menjehere ne lende te ndryshme, vecanerisht ne letersi.Kisha ne bagazh cmime nga 9-vjecarja cmime nga letersia,sporti,arte te ndryshme,miss i shkolles etj.Pra, une kisha cdo gje qe moshataret e mi donin te arrinin, respekt nga moshataret,mesuesit dhe vecanerisht shoqeria ime.Pak prej tyre do besonin se jeta ime ne shtepi ishte keshtu: Hy ne shtepi dhe perballem me pyetjen e pare 'Hë si te shkoi dita? Ndonje gje per te me treguar? Se kete pune ke ti, gjithmone ndonje te re surrati yt? Pra e reja ime ishte qe ne vit te pare u dashurova, dhe kjo me beri k**ve. Kur e perqafoja,qaja, jo nga emocionet po nga dhimbjet qe linte pas hekuri,druri,shkelmi apo cdo objekt i rradhes per rrahje.Isha 16 vjece, me vinte turp t'i tregoja qe ne shtepi me rrihte mami, mua, vajzen perfekte ne shkolle. Kur zihesha ndonjehere me dike, fjala qe me ngrinte gjakun e me terrorizonte deri ne humbje te arsyes, ishte e llojit 'debile apo injorante'. Ne ato momente mendoja mamane time dhe i vija duart ne fyt asaj qe kisha perballe e doja ta vrisja.E urreja tingullin e fjaleve qe me thoshte perdite, e urreja.  Ndodhte qe kur me afrohej dikush, ngrinte doren per te pershendetur, instikti me conte te ngrija doren per tu mbrojtur, e pastaj, e zene ne kthetra nga fyti nga jeta e dyfishte e kaloja me ndonje shaka te momentit. Se fundmi, para 2 muajsh, ajo me rrahu prap. Arsyeja?! Per te qeshur e, po nuk ishte lare korridori ne dreke.Pastaj mori te kontrollonte telefonin,plasi lufta e vertete.Meqe une jam e lidhur,nuk duhet te kem shoqeri.Meqe une kam ate,nuk mund t'i tregoj problemet e mia nje shoqeje.Meqe une jam afro 20 vjece nuk mund te bej me shaka, se qenkam e prapambetur,femije.Po ky femije qe qenkam, ka mbi supe nete te tera pa ngrene,lote te mbledhur ne fyt, urrejtje per dy njerez qe duhet te jene me te afert,ambicie te shtypura "se mos na sheh bota",dhimbje e frike,pasoja qe i mbetet shprehja 'plaga sherohet,po keto fjale si t'i fshij nga kujtesa?'.  Vertet, jeta e saj ka qene e mbushur me vuajtje, po une i kam perjetuar dyfish.I kam qare dyfish plaget, faktin qe babi me la per tere keto vite,kur ishim vec 30 minuta larg e nuk me ka pare asnjehere.Kur une kisha gezim per arritjet e mia, nuk mora kurre nje Faleminderit apo Urime prej saj, vec 'i ben se i ke per vete'. Po, po per vete i kam,por ne ato te rrallat raste, per ditelindje kur me perqafoje, ndieja te gjithe urrejtjen qe kisha nga dhuna te me kthehej ne nje dashuri te pafundme, isha gati te jepja jeten, te vrisja per nenen time.Pastaj, kur mbaronte ai minut i perqafimit, bashke me shkeputjen e kraheve thyhej dhe kjo ndjenje, e ai boshllek i mbetur, me lendonte shume. Nese ndonje prind e lexon, ose ndoshta edhe nena ime e kupton qe po flas per te, dua me patjeter te mbani veth ne vesh:"Kur isha femije nuk e kuptoja fjalen k**ve apo ba*****ll , por tani i kuptoj dhe te urrej.Pak me vone,pak me e rritur,e ndjeja dhimbjen e kockave me pak, po fjalet i perjetoja me keq.Sa me shume mbledhje prinderish beheshin ne shkolle,aq me shume e urreja mungesen tende aty,te pakten te degjoje fjalet e mira.Sa me shume rritem, perpiqem t'i justifikoj sjelljet e tua, se je prind, e njekohesisht bertas me te madhe qe Askush nuk ka te drejte te dhunoje fizikishr e psikologjikisht, por prap,ato pak momente te lumtura bashk me bejne te te mbaj ne piedestal. Uroj qe hera e fundit qe keni dhunuar femijen tuaj, te mbetet e fundir, pasi dhimbjen,torturen,kujtesen mund ta justifikojme me fjale,por instikti na mbush me pasiguri e nje vetmi,qe nuk e mbushin dot njerezit qe njohim, vec jush qe duhet te jeni FAMILJE.

Letra 9
Pershendetje. Pashe komentet tek letra e meparshme,si "ta kepus koken si te zogut" "me dajak rritesh" thjesht sepse ishte lidhur qe 15 vjece. Me vjen keq qe shoqeria jone akoma ka njerez te tille. Ne rregull, nuk eshte gje e mire qe te lidhesh 12 apo 13 vjece dhe jam plotesisht dakort. Por ne moshen 15-16 vjece fillojne pelqimet dhe gjithcka, adoleshentet nuk kane si tu vene fre ketyre gjerave sepse jane biologjike dhe ndodhin. Dhe secili prej jush ka pasur pelqime te tilla . Kohet kane ndryshuar, nga prinderit tane tek ne jane rreth 40 vite, dhe s'mund te presim me izolim edhe dajak. Sigurisht qe prindi do rrije ne koke,do e edukoje, do i privoje disa gjera, sepse eshte prind. Keshtu kane bere prinderit e mi me mua,sot jam 17 vjece, kam lirite qe me takojne, edhe prinderit kane besim. Ata kane edukuar nje femije tamam, dhe sot, une ua shperblej duke qene thjesht nje femije i mire, jo qe shkon hoteleve apo gjera te tilla. Por pelqime kam dhe une si cdokush. Ama di kufijte. Edhe sot s'mi vendos prindi me drru edhe dajak. I di kufijte se kam normat dhe parimet e mia, qe prindrit i kane ushqyer. Ju vazhdojini, rrihini femijet, rrihini adoleshentet se do i beni njerez. Ju nuk e kuptoni se sa keq ndikon ne personalitetin e nje adoleshenti fyerja,keqtrajtimi fizik edhe mendor.. cdo gje.. Tani kane faje normal, se ka dhe prinder te mire qe kane femije qe bejne edhe gabime. Por askush nuk eshte i pagabueshem. Po te benin gabimet tona prinderit tane do te ishte cudi, po po nuk i beme ne gabimet tona kush do i beje. Veprimi i motrave ishte i ekzagjeruar, dhe dikush duhet tu jape nje ndihme te madhe psikologjike qe ato te kuptojne cfare kane bere. Por si fillim , edukoni prinderit. Nqs ato do ishin edukuar tamam, nuk do kishin arritur ne kete pike. Sot ne mengjes hapem kete teme me mamin edhe me tha "Ti nuk do e beje." "E pse" e pyeta... "Sepse ti e di ca ben" me tha mua. "Epo e sheh, qe dole tek une perseri, prindi duhet te japi vleren si fillim." Keshtu qe mos ngrini dore mbi femijet, as zerin mos e teproni. Ne nuk degjojme ashtu. Vetem sa inatet do te na shtohen brenda edhe do perfundojme me probleme psikologjike. Ama perpiquni te na jepni vleren e dashurise, perkujdesit, edhe respektit per veten e per njeriun si njeri. Me falni qe u zgjata, por jam kaq e tronditur nga familjet e tjera. Kujtoni kur po jetojme, edhe se femijet si keni prona, asgje, thjesht njerez, qe duhet ti doni sa shpirti, e tju duan sa shpirti.

Letra 10
Une qe po ju shkruaj, jam nje vajze e cila ka perdorur dhune dhe eshte penduar. Personi qe kam ushtruar dhune eshte drita e syve te mi, ai qe do jepja cdo pike gjak pa u menduar dy here. Eshte vellai im. Ai lindi kur une isha 13 vjece, dhe une aktualisht jam 20 vjece.  Kam qene gjithmone vajze me nota te shkelqyera por e ndrydhur. Si vajza e madhe e shtepise kuptoja me shume per cka ndodhte aty dhe te them te drejten kisha dhune. Prindrit e mi mundoheshin te na plotesonin kushtet me sa kishin mundesi, dhe te them te drejten punonin shume. Qe e vogel shihja dhunen ne familje, babi qe dhunonte mamin, e godiste me karrige ne koke, dhe me pjata gjithashtu. Arsyeja? Pinte shume alkool dhe ne ate moment nuk logjikonte. Te nesermen nuk mbante mend asgje, por une po dhe mami gjithashtu. Duke u rritur me stres ajo ushtronte dhune mbi mua, u be e fiksuar pas puneve te shtepise. Une mund te kisha probleme, por nuk me pyeti asnjehere se si isha. Vetem sherr ne shtepi, pasi nese me shikonin ulur duke pare tv duhet te ngrihesha te pastroja. (Ka pas raste kur shikoja tv kur nuk ishin ata ne shtepi dhe ngrihesha qe ata te me shikonin teksa punoja). Stresi kaloi dhe te mua dhe nuk duroja dot me. Degjoja cdo fjale qe thosh mamaja dhe babi dhe i futja ne tru. Demtoja veten, pasi ishin gjera te thena ne momente inati, te pamenduara. Vellai shpeshhere fliste pa pushim, si femije qe ishte dhe kish boten e tij dhe une acarohesha dhe bertisja, ndonjehere dhe e qelloja. Dhe shkoja nga dhoma.  Qaja me ore te tera, une nuk doja te behesha ashtu. I kerkoja valje nen ze, i lutesha Zotit mos te me lejonteme ta prekja, me mire te me vriste. Dhe ja dola. Nuk e prek me vllain me dore. Dhuna psikologjike ne familjen time nuk ka perfunduar. Babi, sado qe e dua, kur pin alkool nuk eshte i njejti. Thote fjale fyese kundrejt mamit, me privon shkollen, madje na ze ne goje leket qe shpenzon per ne, per shkollen. Mami akoma nuk me kupton, jeta e saj jane punet e shtepise.  Por une mendoj se nje njeri nevrik, i ben te gjithe te tjeret nevrik me nervozizmin e tij.  Me fal per letren e gjate, por dikush donte te shihte nje leter nga nje njeri qe "ka dhunuar" dhe per ta permbledhur. Nje njeri qe dhunon e ka te mesuar dhunen, dhe e transmeton. Te gjithe kemi "dramat" tona familjare, thjesht nukkemi kohe ti njohim te gjitha.