Ilir Beqiri, i njohur ndryshe si ‘Likja’ i show-t televiziv Big Brother 6 është fejuar. Ai vazhdon të mbetet mjaft i dashur për publikun duke ndenjur aktiv në rrjetet sociale dhe pikërisht në këta të fundit ai ka ndarë me fansat gëzimin e tij të fejesës.
Fatlumja është Anisa, e dashura disa-vjeçare e tij e cila gjithashtu është njohur nga publiku nga një surprizë që i ka bërë Ilirit gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, ku arriti të shkonte deri në finale.
“Kafeja jonë e parë bashkë me statusin të fejuar. Ju pëlqejnë unazat?”, shkruan ‘Likja’ nën diçiturën e fotos.
Ju çfarë përgjigje do t’i jepnit?