
Fotografja Mihaela Noroc ka udhëtuar rreth botës për të dokumetuar bukurinë femërore në projektin e saj 'Atlasi i Bukurisë'. Fotot dhe udhëtimi i saj i fundit përqëndrohet tek gratë e Koresë së Veriut sepse pas udhëtimit në 37 vende, Noroc e dinte se ky vend do të ishte unik.
'Isha shumë kurioze për të parë gratë koreane dhe për t'i fotografuar ato. E dija se ato jetojnë në një botë ndryshe, shumë larg trendeve globale dhe dëshiroja të vëzhgoja se si është zhvilliar bukuria në këtë lloj mjedisi', shprehet ajo. Izolimi i vendit çoi në disa sfida unike në gjetjen e grave që do të merrnin pjesë në këtë projekt.
'Nëse shkoni dhe vizitoni atë vend, ju duhet të ndiqni disa zakone dhe të pranoni faktin se mund të vizitoni vetëm disa vende të caktuara. Shumë prej grave që kam fotografuar, bashkëpunonin me një të huaj për herë të parë'.
Fotot janë realizuar në disa vend duke përfshirë parqet publike, universitetet, fabrikat dhe stacionet e metrosë për të treguar se bukuria mund të gjendet kudo. Fotografja vuri në dukje edhe përhapjen e habitshme të veshjeve tradicionale. 'Gjatë festimeve apo rasteve të tjera të veçanta, gratë atje veshin veshjet tradicionale shumëngjyrëshe. Edhe zonjat që prezantojnë lajmet televizive veshin këto lloj rrobash, çdo mbrëmje'.
Megjithatë ndonëse vendi është i izoluar, kjo nuk do të thotë se gratë nuk krenohen për pamjen e tyre. 'Gratë e Koresë së Veriut nuk janë familjare me trendet globale por kjo nuk do të thotë se ato nuk shqetësohen për pamjen e tyre', thotë fotografia. Ajo shkoj më tej duke thënë se portreti i sinqertë i një gruaje është një nga mënyrat më të mira për të treguar se bukuria në fakt është në dallimet tona dhe se duhet të jetë toleranca ajo që duhet të mbizotërojë.
Burimi: buzzfeed.com
Përshtati: Jolinda Levonja