Sipas jush, cila nga këto të 3-ja nuk është një familje e vërtetë?

A e dini se marrëdhëniet janë po aq të rëndësishme për shëndetin tuaj fizik po aq sa janë dietat dhe ushtrimet? Lidhjet tona të para sigurisht i kemi me familjen gjatë periudhës së fëmijërisë. Aty ne krijojmë perceptimet e para rreth botës.

Tani shihni pak foton më poshtë. Për cilën nga ato më poshtë mendoni se nuk është një familje e vërtetë? Mos u mendoni shumë gjatë.

Sipas jush, cila nga këto të 3-ja nuk është një familje

Familja #1

Nëse zgjodhët familjen numër 1 ju me siguri nuk jeni të orientuar nga familja, ose të paktën jo nga ajo tradicionalja. Ju i trajtoni miqtë si të ishin familja juaj e vërtetë dhe i ndihmoni gjithnjë në momente vështirësie. Ndoshta jeni rritur pa figurën atërore, prandaj përpiqeni të bëni më të mirën për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Njësoj siç mund të ketë bërë nëna juaj.

Familja në foto ndoshta nuk është më e lumtura, por janë një familje e vërtetë. Mamaja siç duket dhe në foto kujdeset për fëmijën e saj duke mbajtur dorën e tij, larg babait të papërgjegjshëm. Ju nuk doni që të tjerët të rriten si ju, prandaj dhe ti zgjodhe këtë familje si jo të vërtetën.

Sipas jush, cila nga këto të 3-ja nuk është një familje

Familja #2

Nëse përgjigja juaj është fotoja numër 2 do të thotë që je shumë e dhënë pas familjes. Për ty nuk ka asgjë më të  rëndësishme se familja juaj. Ti beson tek lidhjet që ndërtohen në bazë të besimit dhe qëllimeve të përbashkëta. Në radhë të parë për ju janë nevojat e familjes edhe nëse do t’ju duhet të sakrifikoni tuajat. Me siguri kur zgjodhët familjen e 2-të menduat që ajo nuk është e vërtetë sepse të rriturit s’po i kushtojnë vëmendje të voglit dhe fëmija nuk ka kapur duart e asnjërit prej tyre. Ata janë një grup të huajsh që ecin së bashku. Duke qenë se jeni më shumë se i dhënë pas familjes, arritët ta dalloni menjëherë cila nuk është një familje e vërtetë.

Sipas jush, cila nga këto të 3-ja nuk është një familje

Familja #3

Nëse përgjigja juaj është familja numër 3, ka gjasa që ju të vini nga një familje jo funksionale. Traumat që keni kaluar në fëmijëri ju kanë bërë ta keni shumë të vështirë t’i besoni njerëzit. Jeni ankthioz dhe ndërveprimi me të tjerët është një lloj sfide për ju. Jeni vazhdimisht i shqetësuar për të ardhmen dhe i stërmendoni shumë gjërat.

Njerëzit në familjen 3 duken shumë të lumtur. Ata janë një familje e vërtetë. Prindërit janë pothuajse të përqafuar teksa ecin, ndërkohë që babai ka kapur dorën e fëmijës. Duke qenë se mund të jeni rritur në një familje jo funksionale nuk besoni se diçka e tillë mund të ekzistojë, prandaj zgjodhët këtë si familjen jo reale.

Lini një Përgjigje

MOS I HUMBISNI