Ju e dini që ne na pëlqen që herë pas here të sfidoni imagjinatën dhe t’i përgjigjeni këtyre situatave kaq misterioze që ndryshe i quajmë edhe gjëegjëza. Është koha juaj të tregoni veten dhe të gjeni atë çfarë mungon në situatat më poshtë.
1. Një burrë qëllon gruan e tij. Pastaj e vendos nën ujë dhe pasi kësaj, e var. Kohë më vonë ata dalin për të ngrënë darkë.
Si është e mundur e gjithë kjo?
2. Zogu në një makinë
Një urë është e gjatë 20 kilometra dhe mund të mbajë deri në 2000 kilogram. Një makinë ka një peshë ekzaktësisht 2000 kilogram dhe po kalon ngadalë urën. Kur arrin në mes të saj, mbi makinën ndalon një zog që peshon 200 gram.
A do të shëmbet ura?
2. Në kërkim të vëllait
Rob u nda nga vëllai i tij kur ishin shumë të vegjël. Më në fund, ai arriti të gjejë adresën e shtëpisë së vëllait, dinte edhe emrin e tij, por nuk kishte asnjë ide si mund të dukej. Kur shkon në shtëpinë e adresuar, gjen një mekanik, një futbollist dhe një oficer policie aty. Rob e gjeti menjëherë kush nga të 3 ishte vëllai i tij.
Si e zbuloi ai?
Për ju që nuk arritët të gjeni as edhe një nga situatat e mëposhtëme, po ju tregojmë përgjigjet e sakta. Gjithçka ju duhej ishte vetëm pak imagjinatë!
1. Në situatën e parë, burri është fotograf. Ai ka qëlluar një fotografi të gruas së tij dhe e ka përpunuar në ujë. Më pas e ka varur atë për tu tharë. Po supozojmë se zotëria nuk ishte fotograf që i pëlqenin metodat dixhitale.
2. Jo ura nuk përmbyset! Ndërkohë që makina ecën ngadalë dhe arrin në gjysmë të saj, do të thotë që kanë mbetur dhe 10 km të tjerë. Nga ana tjetër, makina ka harxhuar rreth 200 gram karburant. Kështu që pesha e zogut mbi makinë nuk ndikon aspak.
3. Më fal, ku e keni mendjen? Polici dhe futbollisti i kanë emrat e tyre të shkruara nëpër uniformat që mbajnë veshur. Kështu që vëllai ishte mekaniku.
Po, kaq të thjeshta ishin!
Lini një Përgjigje