Metropolitan

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një nga çmimet më prestigjioze

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një
Astrit Kabashi dhe Flonja Kodheli në "Shame and Money"
Foto: Janis Mazuch

Filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar World Cinema Grand Jury Prize – Dramatic (filmi më i mirë dramatik ndërkombëtar) në Sundance Film Festival 2026.

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një
Regjisori Visar Morina

Ky çmim prestigjioz përfaqëson një moment të rëndësishëm për kinematografinë në Kosovë. “Shame and Money” u shpall fitues në kategorinë World Cinema Dramatic Competition, duke u veçuar nga juria për rrëfimin e tij të fortë emocional dhe qasjen e thellë sociale.

Filmi, me skenar të Visar Morinës dhe Doruntina Bashës, rrëfen historinë e një familjeje fermerësh nga Kosova që përballet me zhvendosjen e dhimbshme drejt qytetit dhe me realitetet e ashpra ekonomike, duke trajtuar tema si varfëria, dinjiteti, turpi dhe varësia nga ndihma e të afërmve. 

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një

Në role kryesore interpretojnë Astrit Kabashi dhe Flonja Kodheli, të cilët janë vlerësuar për interpretimet e tyre të fuqishme. Aktorë të tjerë në film janë Kumrije Hoxha, Abdinaser Beka, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Tristan Halilaj etj.

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një

The Hollywood Reporter e ka cilësuar filmin si “një dramë e ngadaltë, e ndërtuar me kujdes dhe e interpretuar bukur”, duke theksuar forcën regjisoriale të Visar Morinës dhe ndikimin emocional të historisë.

Fitorja në Sundance përforcon pozitën e “Shame and Money” si një nga filmat më të rëndësishëm ballkanikë të viteve të fundit dhe hap rrugën për prezantime të reja në festivale ndërkombëtare, si dhe për shpërndarje më të gjerë globale.

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një

Sundance Film Festival konsiderohet si festivali më i madh dhe më prestigjioz i filmit të pavarur në botë. Aty prezantohen filma autorë, jo prodhime komerciale të Hollywood-it. Më parë, Sundance ka zbuluar edhe regjisorë dhe aktorë të mëdhenj dhe fitimi i një çmimi në Sundance konsiderohet arritje shumë e lartë.

REELS

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

From Kosovo to Sundance: “Shame and Money” wins one of the most prestigious awards

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një
Astrit Kabashi and Flonja Kodheli in "Shame and Money"
Photo: Janis Mazuch

The film "Shame and Money", directed by Visar Morina, has achieved extraordinary success in the international arena, winning the World Cinema Grand Jury Prize - Dramatic (best international dramatic film) at the 2026 Sundance Film Festival.

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një
Director Visar Morina

This prestigious award represents an important moment for cinematography in Kosovo. “Shame and Money” was announced as the winner in the World Cinema Dramatic Competition category, being singled out by the jury for its strong emotional narrative and profound social approach.

The film, written by Visar Morina and Doruntina Basha, tells the story of a farming family from Kosovo who face a painful move to the city and harsh economic realities, addressing themes such as poverty, dignity, shame and dependence on the help of relatives. The intimate and realistic narrative has received international critical acclaim.

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një

The main roles are played by Astrit Kabashi and Flonja Kodheli, who have been praised for their powerful performances. Other actors in the film include Kumrije Hoxha, Abdinaser Beka, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Tristan Halilaj, etc.

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një

The Hollywood Reporter has described the film as "a slow-paced, carefully constructed and beautifully acted drama," emphasizing Visar Morina's directorial strength and the emotional impact of the story.

The Sundance win reinforces "Shame and Money"'s position as one of the most important Balkan films of recent years and paves the way for new presentations at international festivals, as well as wider global distribution.

Nga Kosova në Sundance: Filmi “Shame and Money” fiton një

The Sundance Film Festival is considered the largest and most prestigious independent film festival in the world. It presents auteur films, not commercial Hollywood productions. In the past, Sundance has also discovered great directors and actors, and winning an award at Sundance is considered a very high artistic achievement.