Debati gjatë mbrëmjes së djeshme në "Big Brother" mes Brikenës dhe Inës mbi ndërhyrjet estetike përfshiu fare papritur edhe emrin e Luana Vjollcës. Kjo e fundit, reagoi duke publikuar një video të postuar nga një prej fansave të saj, ku shfaqet ajo duke qeshur me mbishkrimin:
"Nuk mjaftonte Limi me Albën, tani edhe këto të dyja."
Videoja është shoqëruar prej saj vetëm nga një emoji, fundja çfarë i ngelet të thotë në këtë situatë.
Emri i moderatores u përmend prej Brikenës, teksa po fliste mbi qëndrimin e saj sa i takon ndërhyrjeve estetike. Ajo u quajt "Miss Filler-i" prej Inës, e ndërsa reagonte ndaj ofendimeve u shpreh se disa prekje të vogla nuk kishin asgjë të keqe (dhe deri këtu ishte shumë mirë).
Rrugës shtoi se edhe një prej femrave më të bukura në Shqipëri (Luana) i kishte bërë ca ndërhyrje dhe prapë ishte shumë e suksesshme.
"Unë mendoj që të bërit botox ose ndonjë filler nuk ka asgjë të keqe. Një ndër femrat më të bukura shqiptare siç është Luana Vjollca që ka filler i ka të gjitha po është një femër e zonja dhe domethënë nuk të përcakton ty filler-i ose botox-i për femrën edhe personin që je," u shpreh Brikena.
Ina e justifikonte duke thënë se Luana nuk ishte Miss e kështu shkoi kjo punë. Për fare pak minuta, vëmendja shkoi nga ofendimet e kota të Inës te Luana, e cila duket se nuk po gjen paqe nga Big-u i Shqipërisë e Kosovës këtë vit.


