Showbiz

Nga trafikantët në kishë, te ish-vrasësit punëtorë: Klodiana Lala zbulon 'fytyrat e shumëfishta' të krimit

Nga trafikantët në kishë, te ish-vrasësit
Foto: Klodiana Lala, Dalina Buzi, "The Dalina Show"/ Andale.al

E ftuar në “The Dalina Show” në Andale Media, gazetarja e kronikës Klodiana Lala solli një intervistë tronditëse, por edhe thellësisht zbuluese për fytyrat e krimit në Shqipëri dhe përtej. E njohur për qasjen e saj të drejtpërdrejtë dhe përballjet e guximshme me botën e errët të krimit të organizuar, Klodiana ndau për herë të parë disa nga përjetimet e saj më të forta dhe rrëfime ekskluzive që rrallë i dëgjon në media.

Kur Dalina Buzi e pyeti “Si janë kriminelët?”, Klodiana u përgjigj pa mëdyshje:

“Kam njohur nga të gjitha llojet. Ka kriminelë që e kanë nisur nga rruga, duke shitur një dozë droge, duke vjedhur dhe më pas janë shndërruar në njerëzit të cilët qëndrojnë tek ajo dhoma e tyre dhe japin urdhra, me raste as me telefon, po përmes të besuarve të tyre.

Kam parë kriminelë të cilët janë shndërruar të tillë për shkak të problemeve që u kanë ndodhur, pra, në një moment të caktuar, u ka ndodhur një fatkeqësi dhe ndoshta të nxitur nga shoqëria, të nxitur nga shumë rrethana, kanë hyrë në krim dhe më pas nuk kanë ditur të ndalen.

Dhe kam parë nga ata gjakftohtët të cilët e kanë parë jetën e njeriut si vetëm një gjë që ‘Unë vras për para dhe kaq.'”

Një ndër historitë më të veçanta ishte ajo e një interviste të zhvilluar në anonimitet me një trafikant droge:

“E pyeta, i thashë 'Çfarë bën një kriminel? Çfarë bën ti kur nis një sasi të madhe droge?' Më tha 'Niset droga nga një port në Ekuador, Plaga e Akilit, për shembull, dhe vjen drejt një prej vendeve të Bashkimit Europian.'
Dhe më tha detaje shumë interesante, jo të gjitha janë pasqyruar.”

Gazetarja vazhdoi me një pjesë të papritur të rrëfimit:

“'Ka nga ne,' tha, 'që shkojnë në kishë'. I thashë unë 'Po mund të shkojë në shtëpinë e Zotit një njeri i cili është duke kryer krim?'
'Unë njeri jam,' tha, 'mund të hyj dhe në kishë.'”

Në vijim, ai i kishte treguar edhe për konceptin e “partneres besnike”:

“'Ka të tjerë,' tha, 'që qëndrojnë me partneren e vet besnike.' I thashë 'Po kush është partnerja besnike?'
'Në mesin tonë,' tha, 'ne kemi familje, kemi grua që na rrit fëmijët etj., por kemi dhe partnere besnike. Është ajo vajza,' tha, 'që zgjedh të qëndrojë krah teje ose e ulur pranë teje kur ti mund të bësh edhe marrëveshje për të vrarë dikë apo për të bërë trafik droge, por ajo nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar gjë.'
I thashë 'Po si e shpërblen këtë partnere,' këtë… nuk e di si ta quaj se s'dua t’i vë një emër tjetër.
Tha 'Po nëse unë nis 300 bukë,' pra e kishte fjalën për 300 gramë kokainë, 'dhe ngarkesa shkon në destinacion pa u prekur nga institucionet, çfarë i kam unë 100 mijë euro për t’ia dhënë asaj?'”

Klodiana ndau edhe një moment investigimi personal:

“I thashë 'Do më thuash emrin tënd të vërtetë?' Më tha 'Jo.'
I thashë 'Unë e kam zbuluar.' 'Pse?' më tha. 'Nga tatuazhi yt,' i thashë. Sepse kishte një bluzë të zezë dhe pjesa e tatuazhit i kishte mbetur në krah zbuluar. Dhe aty e pa që nuk kishte shpëtim, që e kishte tradhtuar veten.
Nuk e di nëse e mban më atë tatuazh apo nëse e ka hequr, por di që më tha 'Ne kemi rënë dakord bashkë që nuk do të përshkruash asgjë nga këto detaje që mund të më identifikojnë.' Sepse ky ishte pakti: unë do merrja gjithçka më duhej për shkrimin tim, por nuk do ta identifikoja.
Dhe patjetër, i thashë 'Vëri një emër vetes.' Përfundimisht, zgjodhi ta quante veten Arben.”

Sipas Lalës, ai nuk është i arrestuar:

“Sigurisht që duhet të jetë diku në dosjet e prokurorive, jo në Shqipëri ndoshta, por në ato ndërkombëtare, sepse kishte shumë pak aktivitet në Shqipëri. Kishte në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht në Holandë, Britaninë e Madhe dhe Ekuador.”

Një tjetër kategori kriminelësh që përmendi gazetarja ishte ajo e atyre që trashëgojnë krimin:

“Kam parë dy prej tyre. Njëri, kur e pashë në pamje të parë, dukej si një punëtor i thjeshtë, si një fermer. Të them të drejtën, nuk e besoja. Kur me burimet e mia jam përpjekur të kuptoj se çfarë ishte, më rezultoi që e kishte trashëguar aktivitetin kriminal.
Ai tani kishte kaluar në një tjetër nivel. Kjo do të thotë që të gjitha lidhjet e tij kriminale, bashkëpunëtorët, i kishte kaluar te fëmijët dhe pasardhësit. Ndërkohë vetë ishte tërhequr dhe ‘shitej’ si një biznesmen.”

Por ndoshta rasti më i dhimbshëm për të ishte një takim në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë:

“U futëm te ajo që ishte përshtatur si dhoma e fëmijëve, që njëri nga të burgosurit e kishte pikturuar dhe e kishte bërë shumë bukur. Pamë edhe kriminelin e rëndomtë, edhe atë të nivelit të lartë të krimit të organizuar, edhe atë kriminelin që qelinë ia pastronin të tjerët dhe vetë rrinte si zotëri, domethënë ishte i privilegjuar edhe brenda burgut.
Kuptuam që aty brenda shkonin edhe vajza të showbiz-it, edhe vajza të ekranit. Po flasim shumë vite përpara, se tani mua më vjen të qesh kur dalin sot këto histori.
Dhe një moment, tek ajo që njihet si dhoma e fëmijëve, pashë një të dënuar që e njoha dhe e pyes 'Për çfarë je dënuar?' Tha 'Unë jam në burg për vjedhje.'
'Ju jeni një mashtrues,' iu ktheva. Ai kishte vrarë ish-bashkëshorten, me të cilën unë frekuentoja të njëjtën shkollë dhe e kisha njohur nga afër. Kishte vrarë ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën. I kishte vrarë natën e Vitit të Ri kur ata po bënin bakllavanë.
Ishte treguar aq i pamëshirshëm sa, kur ish-bashkëshortja në tentativë për t’i ikur, ishte fshehur mes raftit të rrobave dhe murit, ai kishte një mllef dhe ishte një vrasës aq gjakftohtë, sa e kishte dëmtuar në pjesën e fytyrës për t’i shëmtuar bukurinë; ajo ishte një vajzë shumë e bukur.
I thashë 'Ju mashtroni, sepse jeni dënuar për vrasje. Jeni me burgim të përjetshëm. Ju keni vrarë filan vajzë bashkë me prindërit. Dhe ju nuk jeni ndalur këtu, ju keni mashtruar një grua tjetër, jeni martuar me të dhe keni bërë fëmijë.'
Dhe në fakt, gruaja aktuale nuk e dinte të vërtetën. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar pas krimit dhe kishte krijuar familje jashtë. Vetëm kur u arrestua, ajo mësoi të vërtetën.
Ai u inatos, m'u afrua, ndoshta ishte dhe gati për të më goditur, aty ndërhynë forcat e policisë. Ky ka qenë ndër momentet e mia të mllefit: sesi një kriminel i pamëshirshëm donte të më gënjente. Këtë e konsideroj ndoshta si vrasës gjakftohtë.
Ose të tjerë që thonë 'Do vrasim, se do provojmë armën.' 'A e kapim dot atë kapelen që ka zotëria në kokë?' Ndodhin edhe sot këto.”

Në fund të bisedës, Dalina Buzi tha me të drejtë: “Nëse ka një njeri që është marrë me të gjithë llojet e burrave, je ti.” Dhe e pyeti: “Çfarë është një burrë i vërtetë sipas teje?”

“Unë burrin e vërtetë e mas me fjalën e mbajtur. Atë që kur e thotë ‘po’ ose ‘jo’, i qëndron fjalës, pa marrë parasysh pasojat. Për fat të keq, konstatoj që janë rralluar shumë burrat që e mbajnë fjalën.
Shpesh, nga etja për pushtet, për t’u pasuruar, konstatoj rrugës burra të vegjël, burra meskinë, që merren me gjëra të vogla.
Edhe në krim, ka disa parime: s’e prek dot tjetrin në familje.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

From traffickers in the church, to former working-class murderers: Klodiana Lala reveals the 'multiple faces' of crime

Nga trafikantët në kishë, te ish-vrasësit
Photo: Klodiana Lala, Dalina Buzi, "The Dalina Show"/ Andale.al

Invited to “The Dalina Show” on Andale Media, chronicle journalist Klodiana Lala brought a shocking, yet deeply revealing interview about the faces of crime in Albania and beyond. Known for her direct approach and bold confrontations with the dark world of organized crime, Klodiana shared for the first time some of her strongest experiences and exclusive stories that are rarely heard in the media.

When Dalina Buzi asked her, "What are criminals like?", Klodiana answered unequivocally:

"I've known all kinds. There are criminals who started on the street, selling a dose of drugs, stealing, and then they turned into people who stay in their room and give orders, sometimes not even by phone, but through their confidants.

I have seen criminals who have become like that because of problems that have happened to them, so, at a certain moment, a misfortune happened to them and perhaps encouraged by society, encouraged by many circumstances, they have entered into crime and then have not known how to stop.

And I have seen some of those cold-blooded people who saw human life as just one thing: 'I kill for money and that's it.'"

One of the most special stories was that of an anonymous interview with a drug trafficker:

"I asked him, I said: What does a criminal do? What do you do when you ship a large amount of drugs? He told me: The drugs ship from a port in Ecuador, the Achilles' heel, for example, and come to one of the countries of the European Union.
And he told me very interesting details, not all of which are reflected."

The journalist continued with an unexpected part of the story:

"There are those of us," he said, "who go to church. I said to him: Can a man who is committing a crime go to the house of God?
I am a man, he said, I can also enter church."

Next, he also told her about the concept of a "faithful partner":

"There are others, he said, who stay with their faithful partner. I said: But who is the faithful partner?
Among us, he said, we have families, we have wives who raise our children, etc., but we also have faithful partners. It is that girl, he said, who chooses to stand by you or sit next to you when you can even make a deal to kill someone or to traffic drugs, but she has not seen or heard anything.
I said: But how do you reward this partner, this... I don't know what to call her because I don't want to give her another name. He said
: But if I send 300 loaves of bread, so he meant 300 grams of cocaine, and the cargo reaches its destination without being touched by the institutions, what do I have 100 thousand euros to give her?"

Klodiana also shared a moment of personal investigation:

"I said: Will you tell me your real name? He said: No.
I said: I discovered it. Why? he said. From your tattoo, I told him. Because he had a black T-shirt and the part of the tattoo on his arm was left exposed. And that's when he saw that there was no escape, that he had betrayed himself.
I don't know if he still has that tattoo or if he removed it, but I know that he told me: We have agreed together that you will not describe any of these details that could identify me. Because that was the pact: I would take everything I needed for my writing, but I would not identify it.
And of course, I told him: Give yourself a name. Eventually, he chose to call himself Arben."

According to Lala, he is not under arrest:

"Of course it must be somewhere in the prosecutors' files, not in Albania perhaps, but in international ones, because there was very little activity in Albania. There was in European Union countries, mainly in the Netherlands, Great Britain and Ecuador."

Another category of criminals that the journalist mentioned was that of those who inherit crime:

"I saw two of them. One, when I saw him at first glance, looked like a simple worker, like a farmer. To be honest, I didn't believe it. When I tried to understand what it was with my sources, it turned out that he had inherited criminal activity.
He had now moved to another level. This means that all his criminal connections, associates, had been passed on to his children and descendants. Meanwhile, he himself had withdrawn and was 'selling himself' as a businessman."

But perhaps the most painful incident for him was a meeting in the high-security prison in Fushë-Krujë:

"We went into what was set up as a children's room, which one of the prisoners had painted and made very beautifully. We saw both the common criminal, and the high-level organized crime criminal, and the criminal whose cell was cleaned by others and who himself lived like a gentleman, meaning he was privileged even inside the prison.
We realized that showbiz girls and screen girls also went there. We are talking many years ago, because now I feel like laughing when these stories come out today.
And at one point, in what is known as the children's room, I saw a convict I knew and I asked him: What are you convicted of? He said: I am in prison for theft.
You are a fraud, I turned to him. He had killed his ex-wife, with whom I attended the same school and who I had known closely. He had killed his ex-father-in-law and ex-mother-in-law. He had killed them on New Year's Eve when they were having baklava.
He had been so ruthless that when his ex-wife, trying to escape, hid between the clothes rack and the wall, he had a rage and was such a cold-blooded killer that he had damaged her face to disfigure her beauty; she was a very beautiful girl.
I told him: You are cheating, because you have been convicted of murder. You are in life imprisonment. You have killed such and such a girl along with her parents. And you did not stop there, you have cheated on another woman, married her and had children.
And in fact, the woman did not know the truth. He was internationally wanted for the crime and had started a family abroad. Only when he was arrested did she learn the truth.
He got angry, approached me, perhaps he was ready to hit me, that's when the police forces intervened. This was one of my moments of anger: how a ruthless criminal wanted to lie to me. This I probably consider him a cold-blooded killer.
Or others who say: We will kill, because we will try the weapon. Can we catch that hat that gentleman has on his head? These things happen even today.”

At the end of the conversation, Dalina Buzi rightly said: "If there is one person who has dealt with all kinds of men, it is you." And she asked: "What is a real man according to you?"

"I measure a real man by his word. The one who, when he says 'yes' or 'no', keeps his word, regardless of the consequences. Unfortunately, I find that men who keep their word are very rare.
Often, out of a thirst for power, to get rich, I find small men on the street, mean men, who deal with small things.
Even in crime, there are some principles: you can't touch another in the family."

----nga-trafikantet-ne-kishe-te-ish-vrasesit-punetore-klodiana-lala-zbulon-fytyrat-e-i83479