
Pas aludimeve për ndarje, Ronela Hajati poston fotot e ëmbla me partnerin
Që nga korriku i këtij viti, Ronela Hajati ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private dhe fansat nuk po e lënë pa ndjekur në çdo lëvizje të saj.
Në fillim të verës, këngëtarja na surprizoi të gjithë kur publikoi për herë të parë një foto shumë të afërt me një djalë.
Vetëm një ditë më pas, Ronela u kap “mat” me partnerin e saj në Tiranë dhe paparacët nuk e lanë pa e dokumentuar këtë çast. Por, një muaj më pas, në fillim të muajit të kaluar, postimet e Ronelës në TikTok flisnin vetëm për ndarje, gjë që të shtynte të besoje se kishte ndodhur një krizë mes saj dhe partnerit.
Megjithatë, çfarëdo të ketë ndodhur, duket se Ronela dhe partneri e kanë gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri. Këngëtarja i ka dedikuar një postim me tre foto vetëm partnerit të saj misterioz, të cilit ndonëse i ka zbuluar portretin, vazhdojmë të mos ia njohim identitetin.
“Profil profesional, po fotot e zemrës aty, mundësisht me një bonus brenda,” shkruan Ronela poshtë fotove të ëmbla, pasi ka ndryshuar gjithë postimet e saj në Instagram, duke lënë vetëm ato që lidhen me punën.
Ervin Salianji përballë pyetjeve për Grida Dumën: Nga batuta virale te planet e martesës
Në një intervistë për emisionin Dekalog me Roland Qafokun, përveç politikës, Ervin Salianji nuk i shpëtoi dot edhe pyetjeve që lidhen me jetën private dhe marrëdhënien e tij të shumëpërfolur me Grida Dumën.
Intervistuesi i rikujtoi deputetit momentin viral të “kënaqësisë së përjetshme”, për të cilin Salianji u përpoq të tregohej i rezervuar:
“I thotë batuta dhe nga ana tjetër duke qenë se jemi në personalitetin publik, si politikane, ajo [Grida Duma] është e vetmja që pavarësisht popullaritetit të lartë, dha dorëheqjen nga politika prej një situate në politikë,” tha ai, duke u përpjekur të shmangë pyetjen.
Pyetja e radhës iu drejtua periudhës së burgimit të tij 9-mujor dhe mbështetjes së Dumës në atë kohë. Salianji pranoi:
“Ka qenë gjithë kohën në mbështetje, në prani. Patjetër që ka ardhur, aty kush s’ka mbetur pa ardhur. Të gjithë deputetët lejohen prej statusit të vijnë.”
Batuta e famshme “kënaqësia ime e përjetshme” nuk mbeti pa u përmendur sërish, me Salianjin që tha se ishte thjesht diçka që i kishte ardhur në moment dhe ishte në dijeni që u bë shumë virale.
Dhe kur intervistuesi guxoi të pyesë për një “kurorëzim” të marrëdhënies që kurrë s'është zyrtarizuar, Salianji zgjodhi të lërë hapësirë për enigmë:
“Nuk do të të jap vëmendje për këtë tani. Do të ketë një moment tjetër që do të flasim gjatë e gjerë për këtë çështje.”
Zbulohet emisioni që do të moderojë Egli Tako në Top Channel
Në videon zyrtare të Top Channel dhe programit "E Diell", është zbuluar emisioni për të cilin Egli Tako është caktuar si moderatore.
Emisioni quhet "Yes Day" dhe koncepti duket të jetë organizimi i lojërave dhe sfidave mes fëmijëve dhe prindërve të tyre. Përballjet mes familjeve do të rezultojnë një një familje triumfuese, e cila do të përfitojë një udhëtim në Disneyland.
Emina Çunmulaj zbulon: “Djalin e kemi bërë përmes IVF dhe ia zgjodha vetë gjininë”
Modelja, filantropja dhe nënë e tre fëmijëve, Emina Çunmulaj, ishte e ftuar në podcastin "Mam" me Orinda Hutën dhe zbuloi për herë të parë se fëmija i saj i tretë, Shá, është rezultat i një procedure IVF dhe se e ka zgjedhur vetë gjininë e tij.
“Shtatzënia e tretë është një shtatzëni jo normale. Që do të thotë se djalin e tretë e kemi bërë mes IVF. Nuk është normale sepse unë falë natyrës nuk kam pasur problem të ngel shtatzënë, por meqenëse e ndieja në vete që edhe i treti kishte për të qenë vajzë, edhe i katërti, i thashë burrit tim 'a të provojmë të bëjmë IVF'?” rrëfeu Emina.
Ajo tregoi edhe për dyshimet që pati bashkëshorti i saj në fillim dhe lidhjen me besimin e saj:
“Në Amerikë ti ke të drejtë të zgjedhësh gjininë dhe burri disi ishte dyshues në fillim. Unë jam besuese në Zot. M’i ka dhënë dy fëmijë të shëndetshëm dhe s’doja të luaja me diçka që është kundër natyrës. Por unë dhe ai [burri] donim djalë. 'Një herë kemi për ta provuar IVF,' thamë 'nëse Zoti do të kemi djalë, nëse s’del s’do e provojmë më.' Dhe deshi Zoti të ishte djalë. IVF për mua ka qenë shumë e vështirë.”
Oriola Marashi debuton si këngëtare
Oriola Marashin e kemi parë si modele për markat e famshme, por tanimë, edhe si këngëtare. Ajo ka nisur një kapitull të ri në karrierë, duke publikuar “Papi Calma”, në bashkëpunim me producentin Adion.
Oriola, përpos se këngëtare, ka punuar për melodinë dhe tekstin e këngës. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo bëri me dije se ka nisur një kapitull i ri.
“Prej vitesh kam treguar histori përmes modës, dritave dhe kamerave, por tani, për herë të parë, kam mundësinë të tregoj historinë time përmes muzikës. Si modele mësova si të shprehja veten pa fjalë, por muzika më dha guximin të përdor zërin tim. Ky është fillimi i një kapitulli të ri, dhe mezi pres ta ndaj me ju”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.
U akuzua për abuzimin e një vajze të mitur: Gjiko rrëfen për rastin e shumëpërfolur
Tre vite më parë, reperi Asdren Gjikollit, i njohur si Gjiko, ishte akuzuar për abuzimin e një vajze të mitur, 15 vjeç. Ai, fillimisht, i mohoi pretendimet e mediave, por më pas, foli për rastin dhe më tej, u shpall i pafajshëm me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
I ftuar në “S’e Luan Topi”, Gjiko foli sërish për ngjarjen shokuese, duke u shprehur se vajza ishte pranë moshës 18 vjeç dhe se ajo ishte një fanse e madhe e reperit.
“Na u shemb bota mbi neve. U përhapën aludime se unë kisha fjetur me një vajzë pa dëshirën e saj, nën ndikimin e kanabisit. Akuza nuk erdhi nga ajo, por nga prokuroria. Ka qenë një vajzë pothuajse 18-vjeçare, për 1-2 muaj. Ajo ka qenë duke bashkëjetuar me dikë. Ajo e ka thënë këtë në një deklaratë në polici, por arsyeja pse ishte në polici, nuk kishte fare të bënte me mua”, tha Gjiko.
Më tej, reperi vijoi:
“Kjo vajza ka qenë një fanse shumë e zjarrtë që ka dashur të ketë kontakt me mua. Fati im ishte që i kisha (bisedat me të) ato që më kishte shkruar nëpër Facebook. Ka pasur shkrime, duke i thënë vajzës: “Të lutem, më lër të qetë. Nuk jam i interesuar të kem diçka me ty”, duke theksuar se kur gjykata i pa provat, vendosi që ta shpallte të pafajshëm Gjikon dhe personat e tjerë të përfshirë në akuzë.