Relationships

Nuk ke paranoja, këto 6 sjellje të *asaj* shoqes janë vërtet flamuj të kuq

Nuk ke paranoja, këto 6 sjellje të *asaj* shoqes janë vërtet

Shoqëria është një nga gjërat më të bukura që kemi në jetë – kur funksionon. Kur nuk funksionon? Mirë se erdhe në dramën më të re të Netflix-it me titull “Pse dreqin mbaj ende shoqëri me këtë njeri?!”.

Ka disa sjellje që i kemi normalizuar aq shumë, sa i kalojmë me “kështu e ka ky person”, por në të vërtetë janë flamujt më të kuq dhe alarmantë në një marrëdhënie shoqërore. Nëse sheh veten apo ndonjë nga “vajzat” në pikat më poshtë, s’po të themi të dalësh nga grupi në WhatsApp, por ndoshta është koha për një analizë të vogël.

1. Merr mesazhin “Heyyy, si je ti?” vetëm kur i duhet një nder prej teje

Nëse të merr në telefon vetëm kur i është prishur makina, kur s’i hapet laptopi, ose kur i duhet ndonjë orar tek estetistja – përshëndetje, je call center, jo shoqe.

Shoqëria është e dyanshme. Po, jeta bëhet e ngarkuar, por një mesazh si ai më sipër pa ndonjë interes të fshehtë, nuk është shumë për të kërkuar. Dhe kur s’e merr kurrë, ndoshta përgjigjja është se ajo s’të do në jetë, të do në funksion të asaj që i leverdis.

2. “E lëmë këtë muhabet se s'më pëlqejnë dramat”

S’të thotë kurrë “më fal”, por të propozon heshtje me buzëqeshje pas një gafe që të ka lënduar? Ky nuk është maturim, është evitim emocional.

Shoqet që shmangin bisedat e sikletshme dhe i shtyjnë me një “mos ta zgjasim më mirë”, janë zakonisht po ato që shkaktojnë dramën. 

3. Është 24/7 në Instagram, por “s’e pa mesazhin tënd”

Është ndryshe të jesh e zënë dhe ndryshe të mos duash të komunikosh. Dhe kur dikush nuk e sheh mesazhin tënd, por komenton kudo tjetër, ti nuk je gabim që ndihesh keq. Je thjesht e vetëdijshme që po të anashkalojnë – dhe kjo s’është normale në një miqësi.

4. “Hë se shaka po bëja”

Nëse i thua “nuk ndihem mirë kur e bën këtë” dhe ajo përgjigjet me "je shumë e ndjeshme” apo “kështu e kemi ne humorin”, nuk është normale. Është mungesë respekti.

Ti nuk je dramatike thjesht sepse e ke të qartë çfarë të bezdis. Dhe po, s’është detyrë e jotja të edukosh dikë që s’di si të sillet si njeri normal.

5. Kur është me ty, është një version. Kur vijnë të tjerë, s’të njeh më

E ke parasysh kur flet ndryshe, vishet ndryshe dhe sillet ndryshe kur është me ty, por bëhet komplet njeri tjetër kur jeni në grup? Dhe ti ndihesh si e padukshme në tavolinë?

Kur të përjashton nga plane, grupe apo aktivitete "pa qëllim", po qe se ndodh shpesh – e ka bërë me qëllim.

6. E ka jetën si garë me ty

“Sa mirë që e ke bërë këtë... Edhe unë do filloj të njëjtën gjë muajin tjetër.”

Në fillim të duket mbështetje. Pastaj vëren që gjithçka që bën ti, ajo e bën pak më fort, më shpejt, më bukur. Dhe një ditë zgjohesh e ndihesh sikur po garon për një medalje që s’e kërkove kurrë. Kjo është konsumuese.

Burimi: Your Tango

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

You're not paranoid, these 6 behaviors of *that* friend are really red flags

Nuk ke paranoja, këto 6 sjellje të *asaj* shoqes janë vërtet

Friendship is one of the most beautiful things we have in life – when it works. When it doesn't? Welcome to Netflix's newest drama titled "Why the hell am I still friends with this person?!".

There are some behaviors that we have normalized so much that we pass them off as "that's just how this person is," but they are actually the most alarming and red flags in a social relationship. If you see yourself or any of the "girls" in the points below, we're not telling you to leave the WhatsApp group, but maybe it's time for a little analysis.

1. He only receives the message "Heyyy, how are you?" when he needs a favor from you.

If she only calls you when her car breaks down, when her laptop won't turn on, or when she needs an appointment at the beautician - hello, you're a call center, not a friend.

Society is two-way. Yes, life gets busy, but a message like the one above without any hidden interest isn't too much to ask for. And when you never get it, maybe the answer is that she doesn't want you in her life, she wants you for what's convenient for her.

2. "Let's leave this conversation because I don't like dramas"

He never says "I'm sorry", but offers you silence with a smile after a blunder that hurt you? This is not maturity, it's emotional avoidance.

Friends who avoid awkward conversations and push them away with a "let's not drag this out" are usually the ones who cause the drama. 

3. He's on Instagram 24/7, but "didn't see your message"

It's one thing to be busy and another to not want to communicate. And when someone doesn't see your message but comments elsewhere, you're not wrong to feel bad. You're just aware that you're being overlooked – and that's not normal in a friendship.

4. "I was just kidding"

If you tell her "I don't feel good when you do that" and she responds with "you're too sensitive" or "that's how we have humor," it's not normal. It's disrespectful.

You're not being dramatic just because you know what's bothering you. And yes, it's not your job to educate someone who doesn't know how to behave like a normal person.

5. When he's with you, he's a version. When others come, he doesn't recognize you anymore.

You know when they talk differently, dress differently, and act differently when they're with you, but become a completely different person when you're in a group? And you feel like you're invisible at the table?

When he excludes you from plans, groups, or activities "unintentionally," if it happens often - he did it on purpose.

6. He sees life as a competition with you.

"How good you did this... I'll start the same thing next month."

At first it seems like support. Then you notice that everything you do, she does a little harder, faster, more beautifully. And one day you wake up and feel like you're competing for a medal you never asked for. It's consuming.

Source: Your Tango