Showbiz

P. Diddy mund të rikthehet në muzikë dhe s’jua pret mendja me kë do të bashkëpunojë o.O

P. Diddy mund të rikthehet në muzikë dhe s’jua pret mendja
WIREIMAGE


P. Diddy mund të rikthehet në industrinë e muzikës, me një këngë ose një album të ri, bashkë me Kanye West! “Është vetëm çështje kohe”, u shpreh një burim i afërt me Kanye-n dhe po, e gjitha mund të ndodhë më afër nga ç’e presim.

Reperi i “I’ll Be Missing You”, i cili u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore me qëllim prostitucioni, pritet që të bashkëpunojë me Kanye-n, një ndër reperët më të përfolur të viteve të fundit.

“Muzika ishte shpëtim për Diddy-n, ashtu siç ishte edhe për Kanye-n. Diddy po përpiqet të rregullojë gabimet. Mendoj se një këngë do të ishte mënyra më e mirë për të komunikuar ndryshimin,” tha një burim që punon rregullisht me Kanye-n, duke na paralajmëruar që të mbajmë “sytë hapur për këngën”.

P. Diddy mund të rikthehet në muzikë dhe s’jua pret mendja

Mendohet se bashkëpunimi i tyre ka nisur ndërkohë. Në mars, Kanye publikoi një fragment të një kënge të re ku dëgjohej Diddy, 55 vjeç, i regjistruar nga burgu Metropolitan Detention Center në Brooklyn, teksa ishte në pritje të gjyqit për trafikim.
 
Një burim pranë Diddy-t tha për The Post në atë kohë se ai nuk ishte në dijeni se telefonata po regjistrohej me video dhe mendonte se Kanye po e telefononte thjesht për të pyetur për fëmijët e tij. Në telefonatën, e cila mund të dëgjohej në këngën e Kanye-s, themeluesi i “Bad Boy Records”, e paralajmëronte reperin e shumëdiskutuar që të ishte i kujdesshëm me njerëzit që po përpiqeshin “t’i shkatërronin të dy”.

P. Diddy mund të rikthehet në muzikë dhe s’jua pret mendja

“Trego kujdes atje jashtë, sepse me siguri po përpiqen të na shkatërrojnë,” i thoshte Diddy-Kanye-s, duke shtuar: “Ata nuk do t’ia dalin. Do ta fitoj këtë luftë dhe do jem pranë teje,” shtonte Diddy, duke iu referuar gjyqit të tij federal për trafik seksual dhe akuza për bashkëpunim kriminal, për të cilat rrezikonte burgim të përjetshëm.

P. Diddy mund të rikthehet në muzikë dhe s’jua pret mendja

Sa i përket gjyqit, Diddy rrezikon deri në 20 vite burg për akuzat e prostitucionit. Seanca për caktimin e dënimit të tij është planifikuar për të martën, më 8 korrik.

 

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.