Fashion & Beauty

Para se të bësh atë maskën me vaj ulliri për flokët, lexo këtë artikull :)

Para se të bësh atë maskën me vaj ulliri për
Mariya Borisova / Getty Images

Kur sheh një shishe me vaj ulliri, ndoshta të vjen ndër mend dieta mesdhetare e shëndetshme për zemrën, ose ngjyerja e një cope buke, pasi ka përfunduar sallata. Por ekziston edhe një mënyrë tjetër për ta përdorur këtë përbërës të kuzhinës: Aplikimi në flokë.

“Është një përbërës që ka qenë i pranishëm për një kohë të gjatë,” thotë Perry Romanowski, nënkryetar i Shoqatës së Kimistëve Kozmetikë dhe nënkryetar i “Element 44”, një kompani konsulence për formula kozmetike.

“Është një produkt ushqimor lehtësisht i aksesueshëm dhe për pasojë, shpesh ka sasi të tepërt që mund të përdoren në kozmetikë.”

Nëse hedh një sy në TikTok, do gjesh pafund video nga influencerë që këshillojnë përdorimin e vajit të ullirit për të pasur flokë më të gjatë, më të shëndetshëm dhe me më shumë shkëlqim. Ashtu si shumë vajra me bazë bimore, vaji i ullirit mund të veprojë si hidratues, thotë Romanowski, ndaj duket si një opsion i mirë për këdo që kërkon të rigjallërojë flokë të thatë ose të brishtë.
 
Për më tepër, një studim i vitit 2022 në “International Journal of Trichology” zbuloi se vaji i ullirit ofron edhe përfitime të tjera, si mbrojtja e flokëve nga rrezet UV të diellit dhe lehtësimi i simptomave të psoriazës në lëkurën e kokës.

Por a meriton vërtet një vend në rutinën tënde të kujdesit për flokët shishja e vajit ekstra të virgjër që ke në kuzhinë? Fundja, ekzistojnë plot vajra të tjerë për flokët (si ai i kokosit, arganit apo kastorit).

Përfitimet e vajit të ullirit për flokët

Sipas Romanowski, ka tre mënyra bazike se si produktet kozmetike ndikojnë te flokët: shampot pastrojnë, balsamet hidratojnë dhe produktet e stilimit ndihmojnë në formë dhe teksturë. Vaji i ullirit, i pasur me acide yndyrore hidratuese, bën pjesë në kategorinë e balsameve.
 
Kjo, sepse vaji i ullirit është një substancë okluze (që mban lagështinë) dhe emoliente, që do të thotë se ndihmon në mbylljen e lagështisë në kutikulën e flokut (shtresa e jashtme), duke i dhënë flokut shkëlqim dhe butësi. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në qetësimin dhe hidratimin e një skalpi të thatë ose që kruhet.
 
Duke e hidratuar flokun, vaji i ullirit mund të ndihmojë në luftimin e fijeve të ngritura dhe do i mbrojnë nga këputja: “Është një shpëtimtar kur bëhet fjalë për luftën ndaj elektricitetit statik (frizz),” thotë Dmitry Irshinskiy, stilist në sallonin “FEKKAI” në New York.

Ja disa përfitime të tjera të mundshme:

Mbrojtja nga dielli: Përmban anti-oksidantë si vitamina E dhe fenole që ndihmojnë në mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli.
 
Lufton mykun dhe kërpudhat: Mendohet se ka veti antifungale, sipas Dr. Jack Levy nga “Weill Cornell Medicine”. Studimet tregojnë se mund të ngadalësojë rritjen e kërpudhave si Candida albicans, që mund të shkaktojnë infeksione në lëkurën e kokës.
 
Ndihmon me psoriazën: Psoriaza është një sëmundje kronike që shkakton skuqje dhe probleme në skalp. Vaji i ullirit mund të zbusë simptomat, duke tkurrur shtresimet e lëkurës, sipas Aleancës për Psoriazën dhe Artritin Psoriatik. Por Dr. Levy thekson se sot ekzistojnë ilaçe shumë efektive për psoriazën, ndaj nuk rekomandohet si trajtim i vetëm, por mund të përdoret si mbështetje shtesë.

A ka rreziqe përdorimi i vajit të ullirit në flokë?

Fatkeqësisht, po! Ka disa aspekte që duhet të mbash parasysh, sipas Dr. Levy:
 
E bën flokun të yndyrshëm: Duke qenë vaj, nëse përdoret tepër mund të lërë pamjen e një floku që s’është larë prej javësh. Kjo është veçanërisht problematike për flokë të hollë ose skalp me tendencë ndaj yndyrës.
 
Mund të prishet (oksidohet): Acidet yndyrore të pangopura në vajin e ullirit mund të reagojnë me dritën e diellit dhe të çojnë në prishjen e vajit, duke dhënë edhe erë të pakëndshme. Kjo është më e theksuar nëse përdor vaj gatimi dhe jo produkte flokësh që përmbajnë konservantë.
 
Mund të përkeqësojë zbokthin: Vaji ushqen majanë Malassezia, që është shkaku kryesor i zbokthit. Prandaj, nëse je i/e prirur ndaj zbokthit ose ke lëkurë të ndjeshme, duhet ta shmangësh. Gjithashtu, nëse nuk lahet mirë, mund të bllokojë folikulat e flokëve, duke shkaktuar kruajtje dhe inflamacion.
 
Mund të jetë irritues: Ashtu si çdo përbërës tjetër kozmetik, edhe vaji i ullirit mund të shkaktojë irritim tek disa njerëz. Fakti që është natyral nuk do të thotë se është automatikisht i mirë për ty.

Kush duhet ta përdorë vajin e ullirit në flokë?

Kushdo mund ta provojë, por më shumë përfitime do të kenë personat me flokë kaçurrelë, të trashë dhe me teksturë. Për flokë të hollë, vaji mund t’i rëndojë dhe t’i bëjë të duken pa jetë, thotë Dr. Audrey Kunin, dermatologe dhe themeluese e “DERMAdoctor Skincare”.

Si ta aplikosh vajin e ullirit në flokë?

Nëse vendos ta provosh, sigurohu fillimisht që nuk ke alergji ndaj tij. Përdor vaj të ftohtë ekstra të virgjër, pasi ruan më shumë përbërës aktivë. Për të bërë një provë alergjie, apliko pak në pjesën e brendshme të krahut për një javë ose dy, thotë Dr. Levy.
 
Pasi të jesh i/e sigurt, vendos pak vaj në duar dhe përhape te gjatësia e flokëve, duke shmangur rrënjët.

“Si me shumë produkte flokësh, pak është mëse mjaftueshëm,” thotë stilisti Glenn Ellis, duke shtuar se mjaftojnë 1–2 lugë gjelle.

Nëse do ta vendosësh në skalp, mbaje për 20–30 minuta dhe më pas shpëlaje mirë. I njëjti rregull vlen edhe për përdorimin si balsam i thellë. Nëse të shqetëson yndyra e tepërt, Ellis sugjeron ta përziesh me pak balsam për ta pastruar më lehtë.
 
Mos e përdor shpesh për të shmangur yndyrën dhe mbledhjen e produkteve në kokë. Një herë në javë ose më rrallë është e mjaftueshme dhe mos e përdor fare nëse planifikon të përdorësh mjete nxehtësie (tharëse, piastra), sepse vaji i ullirit mund të të djegë flokët, thotë Romanowski.

Alternativa më e mirë?

Mënyra më e thjeshtë (dhe shpesh më e mirë) për të përfshirë vajin e ullirit në rutinën tënde është përmes produkteve të kujdesit për flokët që përmbajnë atë në përbërje.
 



REELS

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

----news/83727/para-se-te-besh-ate-masken-me-vaj-ulliri-per-floket-lexo-kete-artikull--i83727