Showbiz

Paris Hilton flet hapur mbi përvojën e dhimbshme me ADHD-në

Foto: Paris Hilton/ Getty Images

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him & Her Show” të Dear Media të publikuar një ditë përpara intervistës së plotë, Paris Hilton flet hapur mbi përvojën e saj me ADHD-në dhe çrregullimin e njohur si Rejection Sensitive Dysphoria (RSD).

Shën.red. ADHD është një gjendje që e bën të vështirë përqendrimin dhe të menduarit përpara se të veprosh. RSD shkaktohet më së shumti prej ADHD-së, dhe është një gjendje e cila të bën të mos e përballosh mirë emocionalisht refuzimin dhe kritikën.

Paris Hilton tha se u diagnostikua zyrtarisht me ADHD në fund të të 20-ave. Gjatë intervistës, ajo foli edhe mbi RSD, që lidhet me frikën dhe dhimbjen e madhe që shoqëron refuzimin.

"Është si të kesh një demon në mendjen tënde që të thotë vetëm gjëra jo të mira për veten," kështu e përshkruan ajo këtë çrregullim për të cilin mësoi edhe më shumë duke folur me të tjerë njerëz të cilët vuajnë nga ADHD. "Kam kaluar kaq shumë sfida në jetën time, sidomos gjatë viteve 2000. Nga njëra anë ishte përballja me mediat, nga ana tjetër vuajtja që më shkaktonin këto dy çrregullime dhe e gjithë ajo periudhë ishte jashtëzakonisht e vështirë.”

Më tej ajo foli për vështirësitë dhe problemet që simptomat e ADHD-së i shkaktonin vite më parë, kur ishte ende fëmijë e thuajse askush sipas saj nuk fliste mbi këtë çrregullim.

"E kisha shumë të vështirë të mbaja mend gjëra. Shumicën e herëve humbisja detyrat e shtëpisë, gjë që më krijonte probleme me mësuesit."

Edhe pse në fillim zgjodhi të mos e ndante me askënd këtë problem, më vonë vendosi të fliste me të tjerë që kishin të njëjtat shqetësime si ajo.

"Ndihesha sikur kishte diçka që nuk shkonte me mua dhe trishtohesha, më pas thjesht shtiresha sikur çdo gjë shkonte mirë. Po përjetoja një sërë emocionesh dhe pasi fola me të tjerë njerëz që kishin ADHD, fillova të kuptoj më shumë mbi të. Është rraskapitëse të jetosh në këtë mënyrë," tha Hilton.

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨