Showbiz

Me këtë veprim, Dakota Johnson konfirmoi zërat për romancën me këngëtarin

Me këtë veprim, Dakota Johnson konfirmoi zërat për
Foto: Dakota Johnson/ FilmMagic

Dakota Johnson dhe këngëtari Role Model u fotografuan teksa ecnin të kapur për dore pas një darke me miqtë e tyre.

Me këtë veprim, Dakota Johnson konfirmoi zërat për

Sipas fotografive të siguruara nga TMZ, dyshja duket se i ka shpeshtuar daljet dhe afrimitetin nuk ngurojnë ta shfaqin gjatë takimeve.

Zërat për një romancë mes tyre filluan në dhjetor të vitit të shkuar. Të dy ata u fotografuan gjatë një darke me miqtë, madje një prej personave të pranishëm tregoi se aktorja dhe këngëtari ishin afruar shumë gjatë mbrëmjes.

Me këtë veprim, Dakota Johnson konfirmoi zërat për

Dakota Johnson i dha fund marrëdhënies 8-vjeçare me Chris Martin disa muaj më parë.

Me këtë veprim, Dakota Johnson konfirmoi zërat për

Jo pak herë u përhapën lajme nëpër portale për ndarjet dhe ribashkimet e tyre, derisa më vonë u fejuan. Në qershor të vitit të shkuar dyshja vendosën t'i jepnin fund marrëdhënies.

Edhe pse, asnjë prej tyre nuk është shprehur publikisht mbi arsyet e ndarjes, një burim tha për US Sun se shkaku kryesor mund të ishte diferenca e madhe e moshës (prej 12 vjetësh) dhe dëshira e Dakota-s për të pasur fëmijë.

“Dakota dëshironte për vite me radhë që marrëdhënia me Chris-in të funksiononte dhe sa herë ndaheshin ajo e përjetonte shumë. Ata u përpoqën t'i zgjidhnin problemet mes tyre, por diferenca e moshës u kthye në një problem. Ajo i kishte thënë se dëshironte të kishte fëmijë në të ardhmen, ndërsa Chris e kishte mbyllur atë kapitull të jetës së tij.”