Showbiz

Për këtë arsye, Shkodra Elektronike nuk do të garojë më në “Festivalin e Këngës”

Për këtë arsye, Shkodra Elektronike nuk do të garojë
Foto: Shkodra Elektronike

Pas suksesit të vitit të kaluar dhe jehonës që kënga “Zjerm” pati në Shqipëri dhe në skena europiane, Shkodra Elektronike nuk planifikon të rikthehet në garë në “Festivalin e Këngës”.

Në një intervistë për Fatos Sulon, autori i programit “Uëtëfë Show” në Andale Media, Beatriçe Gjergji u shpreh se vendimi për të mos konkurruar sërish është i qëllimshëm.

“Jo, nuk e mendojmë këtë gjë, sepse është shumë bukur t’u lëmë vend të tjerëve,” - u shpreh ajo.

Artistja shtoi se ajo që ndodhi vitin e kaluar, duke iu referuar suksesit të jashtëzakonshëm të “Zjerm”, i ka lënë të surprizuar dhe njëkohësisht kureshtarë për çfarë do të vijë në vitet në vazhdim.

“Kam shumë qejf të shoh çfarë dëshiron të bëjë rinia dhe si do të vazhdojë kultura muzikore shqiptare,” - tha Beatriçe, duke theksuar rëndësinë e hapësirës për zëra të rinj dhe ide të freskëta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)

Shkodra Elektronike përfaqësoi Shqipërinë në Basel, Zvicër, ku u rendit në Top 10, duke zënë vendin e tetë - një arritje që konfirmoi ndikimin dhe identitetin e tyre unik në skenën muzikore europiane.

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.