
Treçereku i mbrëmjes së djeshme ndihet sikur u imagjinua pasi dinamikat që prej të shtunës ishin të stisura. E mbani mend ju, hyrja e Luizit s’ishte për shumë gjatë, televotimi s’ishte i vërtetë e kështu me radhë. Thënë kjo, le të shohim ç’nxorri në pah kjo stisje për gjithë të tjerët.
#1. Miri dhe Brikena “votohen” më pak se Luizi dhe Artani

Për këtë “fitore”, Artani mbajti fjalën dhe u fut në pishinë me rroba. Miri me Brikenën nga ana tjetër, dolën të dy në “televotim”.

#2. Si reaguan banorët për hyrjen e Luizit
Shkurt muhabeti, vetëm Rogerti i qëndroi të vetës dhe e trajtoi Luizin si të barabartë me të tjerët, që do të thotë se e sulmoi dhe ofendoi sipas stilit të vet.

Luizi nga ana tjetër, nuk u duk të ishte prekur prej tij, por vazhdoi me rigorozitet misionin e vet për t’u hapur sytë e për t’i zgjuar banorët nga gjumi alergjik. Po kush pati veshë për të kuptuar thuaj…
#3. Pëlqehen apo jo Selin dhe Gimbo
Përgjigjet babi Miri: JO!

Selin, nga ana tjetër, e bëri të qartë se është lojtare dhe nuk mund të sakrifikojë punën që ka bërë për të nisur diçka me Gimbon. Të gjithë kështu thonë në fillim. :)

Gimbo nga ana tjetër duket më i hapur për pëlqimin ndaj Selin, ndonëse po penalizohet në lojën e tij. Kjo e bën Selinin të dalë automatikisht si përdoruese e meshkujve, që shumë aty ndjenë kënaqësinë për t’ia përplasur në fytyrë si togfjalësh.
#4. Greta ia punon Selinit pas krahëve
E lodhur nga sjellja disi arrogante e Selinit që Greta nuk e adreson dot ballëpërballë, kjo e fundit vendos të hakmerret pas krahëve të kunatës duke nënkuptuar në një bisedë me Luizin se ajo ka një lidhje jashtë.

Greta mohoi ta kishte bërë qëllimisht dhe këmbënguli se do vetëm të mirën e Selinit. Mirëpo, klipi i pak minutave më herët tregoi një Gretë që ndihej e shokuar që Selin gënjeu për atë punën e butonit dhe po përdor Gimbon.
#5. Brikenës po i lezeton Mateo
Shumë dyshuan se e kishte prej hidhërimit të “nominimit”, por Brikena këmbënguli se ndihet mirë që i ka dhënë një shans Mateos dhe ishte e gatshme ta vazhdonte njohjen edhe jashtë nëse do largohej mbrëmë.

Po ky Mateo kur mësoi një nga tre gjuhët që flet Brikena? S’e kemi për gjuhën e Kosovës, po për italishten. Mateo i bëri asaj një poezi, ia recitoi me duar e këmbë (nga emocionet) dhe fitoi një përqafim.
#6. Largohet Miri dhe Brikena për në studio

Pati dhe një moment për çiftet siç e kërkonte situata. Babi Miri u sigurua t’i lërë amanetet një më një, ndonëse – spoiler – në fund pretendoi se e dinte që i gjithë televotimi e kishte një kleçkë.


Për të rritur tensionin, produksioni futi të parën Brikenën në shtëpi duke lumturuar dhe Mateon.

S’mund të themi që e njëjta gjë ndodhi me Selinin e cila i shtoi lëvizjet dhe shpeshtoi thithjet e vape-it. Për një moment u trondit duke menduar se Miri u eliminua vërtet, por lajme të këqija, babi ka ardhur prapë në shtëpi.
#7. Largohet Luizi
I madhi, i dashuri, humanisti Luiz Ejlli ka kryer misionin e tij me sukses.

#8. Largohet prej vërteti Krusita
Nga televotimi i vërtetë dhe i mbajtur i fshehtë nga banorët.

#10. Tre hyrje të reja
“Prapë e?” ishte reagimi i Mateos dhe s’po shtojmë më shumë. Me siguri do jenë jashtë për 5 ditë pune.

Hyrjet e reja i pritën duke i futur në shpellë dhe siç e kërkon zakoni, të tre duhet të tërhiqnin nga një banor me vete. Zgjodhën: Mateon, Selinin dhe Gimbon.

Tjetër goditje për zemrën e një babai.
#9. Televotimi i radhës
Nga “2 emra, 2 arsye”, zgjidhni kë doni të shpëtoni deri të shtunën nga: Ina, Greta, Miri, BebiXhija (siç do thoshte Artani) dhe Rogerti.