Horoscope

Portali i Luanit: Ja ç’do të ndodhë me shenjën tënde të horoskopit në këtë ditë të rëndësishme!

 

Portali i Luanit: Ja ç’do të ndodhë me shenjën
People

 

Periudha më magjike e verës ka ardhur sërish. Po, është rikthyer Portali i Luanit (Lion’s Gate Portal), i cili na jep mundësinë të vendosim synime dhe vizione për të ardhmen. Ky portal ndodh çdo vit kur ylli Sirius rreshtohet me Diellin në shenjën e Luanit dhe besohet se është një moment jashtëzakonisht me fat për të realizuar ëndrrat. Ky fenomen kozmik është ideal për manifestim, pasi ylli Sirius konsiderohet shumë fatsjellës.

Këtë vit, Portali i Luanit do të jetë veçanërisht dinamik dhe unik, pasi kulmon më 8 gusht, një ditë para Hënës së plotë të muajit, gjë që na jep shumë mundësi për të ndërtuar botën që dëshirojmë dhe për të realizuar ëndrrat tona.

Dashi

Përdore këtë portal për t’u futur më thellë në talentet e tua. Horizonti yt krijues po zgjerohet, duke të të shtyrë drejt artit dhe shrehjes së vetes. Do të ndjesh një rritje të vetëbesimit dhe intuitës. Me qëndrimin tënd të vendosur, nuk ka asgjë që nuk mund të arrish. Qielli është kufiri yt.

Demi

Një mundësi unike profesionale po të shtyn të mendosh për ndryshim drejtimi në karrierë. Edhe pse mund të jetë sfiduese të ndjekësh një rrugë të re, do të kuptosh se është e nevojshme për rritjen tënde profesionale.

Binjakët

Edhe pse je me këmbë në tokë, mendja jote endet nëpër re, duke ëndërruar për pushimet që ke dashur gjithmonë. Mos prit më: Tani është momenti ideal për të rezervuar biletën dhe për të realizuar udhëtimin që ke ëndërruar për vite.

Gaforrja

Çmimet e jetesës janë në lëvizje të vazhdueshme, por ti mund të fillosh të manifestosh mirëqenien financiare duke ndezur një qiri dhe vendosur qëllime për më shumë të mira dhe mundësi. Do të jesh në gjendje të kthesh dëshirat në realitet.

Luani

Prit që të ndodhin përparime në marrëdhëniet e ngushta. Një keqkuptim i mëparshëm mund të zgjidhet dhe të sjellë pajtim. Ky është një moment afrimi, jo largimi. Fjalët e tua të sinqerta dhe me respekt do të shërojnë plagët e së shkuarës.

Virgjëresha

Shiko brenda rutinës tënde dhe identifiko zakonet që të ndihmojnë dhe ato që të pengojnë. Disa veprime të përditshme nuk janë në përputhje me qëllimet e tua. Lëri pas ato që s’të shërbejnë më dhe përqendrohu te përmirësimi i jetës tënde.

Peshorja

Të udhëheqësh një ekip mund të ndihet jashtë zonës tënde të rehatisë, por është hapi më i mirë drejt suksesit. Mund të jesh forca e dashur dhe motivuese që të tjerët kanë pritur, duke i ndihmuar të rriten me lehtësi në rolet e tyre.

Akrepi

Po përjeton një rivlerësim në bazat e tua, Akrep. Siguria jote emocionale po forcohet, duke të të lidhur më shumë me familjen dhe rrënjët e tua. Shiko nga e kaluara për të pasuruar përvojat e së tashmes dhe të së ardhmes.

Shigjetari

Ndonjëherë sillesh si një “njeri i ditur” pa fakte konkrete. Por tani mendja jote po zgjerohet, duke të dhënë mundësinë të përthithësh mençuri universale dhe të përmbushësh potencialin tënd. Ndarja e dijeve me të tjerët do t’u japë atyre forcë dhe produktivitet.

Bricjapi

Vetëbesimi yt ka nevojë për një nxitje. Shkruaj disa fjali që të pëlqejnë për veten. Shikoje veten në pasqyrë, thuaji me zë të lartë dhe përqafo autenticitetin tënd. Askush nuk e meriton dashurinë dhe kujdesin më shumë se ti, Bricjap.

Ujori

Rrallëherë vendos ndjenjat e tua përpara të tjerëve, por këtë herë po i lejon vetes të ndjesh gjithçka. Nëse e sheh se ke nevojë për t’u përballur me dikë apo me situata, bëje, ose investohu më shumë te marrëdhëniet që janë të rëndësishme për ty.

Peshqit

Këshilla më e mirë për ty është të dëgjosh zërin tënd të brendshëm. Intuita jote të tregon rrugën. Mos u largo nga ajo që ndjen se është e duhura. Ndjesitë dhe intuita jote mund të të ndryshojnë jetën tënde në mënyra të mahnitshme.

REELS

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

----news/83729/portali-i-luanit-ja-cdo-te-ndodhe-me-shenjen-tende-te-horoskopit-ne-kete-dite-te-i83729