Horoscope

Prapavija e Uranit: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde?

Prapavija e Uranit: Ç’do të ndodhë me shenjën
Getty | Science Photo Library

Nëse kohët e fundit ke ndjerë se jeta është bërë paksa shumë e parashikueshme, prapavija e Uranit është këtu për ta tundur pak. Planeti do të “ecë” mbrapsht, duke të të ofruar një mundësi që zgjat 5 muaj, ku mund të reflektosh, rishqyrtosh vendime dhe fuqizohesh.
 
Në vitin 2025, Urani lëviz në prapavijë përmes Binjakëve dhe Demit, për të vënë në qendër gjithçka; që nga mënyra se si komunikon deri te mënyra se si shpenzon, kursen dhe vlerëson kohën tënde.
 
Me një eklips të fuqishëm hënor (që ndodhi më 7 shtator 2025), si dhe me ndërveprimin me Plutonin, kjo prapavijë të fton të bëhesh versioni më i mirë i vetes. Prapavija e Uranit tanimë ka nisur dhe do të mbarojë më 3 shkurt 2026.
 
Dashi
 
Tani po ankohesh se të gjithë po bëjnë thashetheme, kur në fakt ti je personi që po i përhap. Pasojat e thashethemeve, shpesh mund të jenë të dhimbshme, ndaj merr përgjegjësi për pjesën tënde dhe trajtoi njerëzit me respekt dhe mirësjellje.
 
Demi
 
Të jesh i rritur është e vështirë, por sapo të hedhësh hapa drejt sigurisë financiare dhe të kursesh para për ditë të vështira, gjithçka do të lehtësohet. Mbaj mend se nuk mund ta ndryshosh situatën tënde brenda natës dhe do të duhet pak kohë që të kuptosh rëndësinë e kujdesit dhe të kursimit.
 
Binjakët
 
Të gjithë kanë sekretet e tyre; megjithatë, ti ke shumë të tilla dhe i ke fshehur prej kohësh. Mos harro! E shkuara mund të të përndjekë, ndaj fol me dikë që i beson dhe lehtësoje veten nga barra e sekreteve.
 
Gaforrja
 
Po ndodhin ndryshime në rrethin tënd shoqëror dhe kjo të bën të ndihesh sikur miqtë po të lënë pas. Do të mendosh se është e vërtetë sepse ata janë të zënë me angazhime. Megjithatë, kjo do të të hedhë në një vorbull emocionesh, por kujto se miqtë e tu janë miqtë e tu!
 
Luani
 
Rritja e pagës që ke pritur mund të mos jetë aq sa shpresoje. Para se të përballesh me shefin, provo të kesh një bisedë të qetë dhe pa stres (ti mundesh!) për ta lehtësuar atmosferën dhe për të marrë informacionin e duhur. Eprorët do të përpiqen ta shohin këndvështrimin tënd përmes diskutimeve pa dramë.
 
Virgjëresha
 
Karriera jote duket e paqëndrueshme, por nuk është. Fusha e punës po evoluon, ndaj është jetike të përshtatesh me atë që po vjen. Inovacioni po ndodh tani, që do të thotë se duhet të kuptosh domosdoshmërinë e integrimit të përparimeve teknologjike në planet e tua. Përdore këtë si një mundësi rritjeje profesionale.
 
Peshorja
 
Është gjithmonë sfiduese të ecësh në hapin e të tjerëve; megjithatë, ti je i/e pasur në shumë mënyra. Ke një punë fantastike dhe një sistem mbështetës të fortë. Ç’rëndësi ka nëse të tjerët kanë më shumë mundësi ekonomike se ti? Ti sërish ke qindra pasione dhe ide brilante. Kujtohu që bari duket gjithmonë më i gjelbër në anën tjetër.
 
Akrepi
 
Dashuria është e bukur, por tani është një temë e ndjeshme sepse marrëdhënia ka qenë herë e ngrohtë, herë e ftohtë. Përqafo idenë se deti ku po kalon anija jote është e paparashikueshme dhe çdo ditë është një aventurë. Shko me rrjedhën dhe mat lumturinë tënde përpara se të marrësh vendime.
 
Shigjetari
 
Lojërat janë emocionuese në fillim të një marrëdhënieje, por me kohën, kupton rëndësinë e sinqeritetit. Problemi është se personi që të pëlqen ose partneri yt ende po luan, edhe pse ti nuk je më pjesë e lojës. Kufijtë mund t’i tregojnë se kjo sjellje është e papranueshme. Ti ke fuqinë të ndryshosh gjërat.
 
Bricjapi
 
Organizimi është një element i jetës që po të mungon. Sigurohu që orari yt i punës dhe kalendari të jenë të sinkronizuar për të mos humbur takime dhe darka me klientë. Vër re sa shumë merr përsipër brenda ditës, në mënyrë që të kesh kohë për pushim dhe të mos lodhesh më shumë seç duhet.
 
Ujori
 
Kreativiteti vjen dhe ikën. Mos e përdor këtë si justifikim për të qenë dembel/e. Gjej fusha, mundësi ose mjete të tjera që të lejojnë të shprehësh veten përmes artit. Ky nuk është momenti të rrish në hije dhe të ankohesh. Kërko për mënyrën e duhur që t’i bësh ëndrrat realitet.
 
Peshqit
 
Çështje të papritura në themelet e shtëpisë tënde kërkojnë riparime të domosdoshme. Ndërkohë që është thelbësore të kujdesesh për mirëmbajtjen e banesës, kostot janë të larta. Merre përsipër vetëm atë që është urgjente. Mos lejo askënd të të bindë të bësh përmirësime ose shpenzime shtesë që nuk janë thelbësore dhe janë të kushtueshme.

 

REELS

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.