Relationships

Prezantohet për herë të parë një kukull Barbie e verbër

Prezantohet për herë të parë një kukull Barbie e
Mattel

Gjashtë dekada më parë Barbie u shfaq nëpër raftet e dyqaneve për fëmijë, si një kukull perfekte! Ndërsa vitet e fundit, është vënë re një qasje më e bukur dhe gjithëpërfshirëse, pasi po kthen sytë nga bota e vërtetë dhe synon që çdo fëmijë të ndihet i përfaqësuar. Për këtë, për herë të parë është krijuar një kukull Barbie e verbër.

Kompania britanike “Mattel” njoftoi se kukulla ka dalë në shitje dhe është krijuar që t’i bëjë fëmijët me dëmtime në sy, apo të verbër, që të ndihen më të përfaqësuar në shoqëri. Në një deklaratë, Krista Berger, zëvendëspresidentja e Barbie, u shpreh: “Ne e dimë se Barbie është më shumë se një kukull; ajo përfaqëson shprehjen e vetvetes dhe krijon sensin e përkatësisë”.

Prezantohet për herë të parë një kukull Barbie e

Kompania ka punuar ngushtë me “Fondacionin Amerikan për Njerëzit e Verbër” (“American Foundation for the Blind”) për t’u siguruar që gjithçka në kukullën e krijuar të përshtatet me njerëzit e verbër apo me probleme në zonën e syrit. Kukulla ka një lloj perdeje në sy, e cila reflekton paqartësinë në shikim.

Ajo është e veshur me një bluzë rozë dhe një fund lejla, si dhe mban një shkop për t’u orientuar përballë objekteve që mund të hasë në rrugë.

Lucy Edwards, një aktiviste e verbër, është edhe imazhi i fushatës. Për të, kjo kukull është gjithçka.

“Si një adoleshente, ndihesha e izoluar, pasi po humbja shikimin dhe s’i shihja modelet e tjera si unë. Isha e turpëruar nga shkopi im. Por kjo Barbie ka një shkop dhe unë tani ndihem ndryshe dhe më pak e vetmuar në pranimin e verbërisë sime”, u shpreh ajo.

Prezantohet për herë të parë një kukull Barbie e

Në Britaninë e Madhe, kukulla e re Barbie është përqafuar menjëherë.

“Barbie lidhet me gëzimin, me zbulimin dhe kuptimin e botës përmes lojës dhe po ta mendosh, është fantastike që fëmijët me probleme në shikim mund të luajnë me një Barbie që u ngjason”, u shpreh Debbie Miller, drejtore e këshillimit të klientëve dhe mbështetjes së tyre.

Para Barbie-s së verbër, “Mattel” ka krijuar edhe një kukull Barbie me ngjyrë dhe me sindromën Down. Në vitin 2019, kompania prezantoi 176 lloje të ndryshme kukullash, me 9 tipologji të ndryshme trupash, 35 tone të ndryshme lëkure dhe 94 stile flokësh të ndryshme. Gjithashtu, ka edhe kukulla në karrige me rrota etj. Në vitin 2022, prezantoi edhe kukullën e parë me probleme me dëgjimin, si dhe një version të Ken me vertiligo, një sëmundje autoimune, e cila shkakton humbje të pigmentit në zona të ndryshme të trupit.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

A blind Barbie doll is introduced for the first time

Prezantohet për herë të parë një kukull Barbie e
Mattel


Six decades ago Barbie appeared on the shelves of children's stores, as a perfect doll! While in recent years, a more beautiful and comprehensive approach has been noticed, as it is turning its eyes to the real world and aims for every child to feel represented. For this, a blind Barbie doll was created for the first time.

The British company "Mattel" announced that the doll has gone on sale and is designed to make children with eye damage, or blind, to feel more represented in society. In a statement, Krista Berger, vice president of Barbie, said: “We know that Barbie is more than a doll; it represents self-expression and creates a sense of belonging".

Prezantohet për herë të parë një kukull Barbie e

The company has worked closely with the American Foundation for the Blind to ensure that everything in the created doll is suitable for people who are blind or have problems in the eye area. The doll has a kind of curtain on the eyes, which reflects the blur in the vision.

She is dressed in a pink blouse and a purple skirt, and carries a stick to orient herself to the objects she may encounter on the street.

Lucy Edwards, a blind activist, is also the image of the campaign. For her, this doll is everything.

“As a teenager, I felt isolated as I was losing my sight and didn't see other models like me. I was ashamed of my stick. But this Barbie has a stick and I now feel different and less alone in accepting my blindness," she said.

Prezantohet për herë të parë një kukull Barbie e

In Great Britain, the new Barbie doll is a new find and much embraced.

"Barbie is about joy, discovery and understanding the world through play, and it's fantastic to think that children with visual impairments can play with a Barbie that looks just like them," said Debbie Miller, director of customer advice and support. .

Before the blind Barbie, "Mattel" has also created a colored Barbie doll with down syndrome. In 2019, the company introduced 176 different types of dolls, with 9 different body types, 35 different skin tones and 94 different hair styles. Also, there are dolls in wheelchairs etc. In 2022, it also introduced the first hearing-impaired doll, as well as a version of Ken with vertiligo, an autoimmune disease that causes pigment loss in various areas of the body.

Suggested articles: