Showbiz

Projekti i Kiarës & Luizit drejt përfundimit: Zbulohen të tjera detaje nga filmi

Projekti i Kiarës & Luizit drejt përfundimit: Zbulohen të
Foto: Luiz Ejlli, Kiara Tito/ Instagram

Filmi i Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, i cili u zbulua fillimisht nga vetë Kiara në maj të këtij viti, po nxjerr në dritë detaje të reja dhe duket se është drejt fazës finale të realizimit.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli ka publikuar posterin zyrtar të filmit, i cili mban titullin “Loja e Fundit”, me sloganin: “Në dashuri kush nuk luan, humbet”. Ky projekt shënon filmin e parë ku çifti aktrojnë së bashku dhe në role protagoniste.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Skenari i filmit është shkruar nga Klaudia Brahimaj, skenariste e filmave të njohur “Luli dhe Goni Lemes”, "I Love Tropoja", "2 Gisht Mjaltë 2" si edhe projekte të tjera kinematografike shqiptare. Ndërsa regjia mban firmën e Bjordi Mezinit, i cili gjithashtu ka realizuar regjinë e të njëjtëve filma dhe serialit "H.O.T".

Luiz Ejlli, siç e dimë, nuk është i panjohur për publikun në fushën e aktrimit, pasi më herët ka qenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” me Olta Gixharin.

Kiara megjithatë, debuton si aktore me këtë projekt. Në maj të këtij viti ajo zbuloi në "Top Albania Radio" se filmi do të ketë dhe romancë:

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri.”

Më tej, përgjatë shtatorit Luizi konfirmoi se po fillonin xhirimet e filmit dhe u shpreh se së bashku me Kiarën do t'i shohim shumë më ndryshe nga më parë në këtë projekt:

“Do të shihni një Luiz dhe një Kiara si kurrë më parë”, u shpreh ai, pa zbuluar më shumë detaje rreth subjektit.

Duke gjykuar nga detajet e deritanishme, duket se "Loja e fundit" do të jetë një film romancë-komedi, i cili do të dalë në transmetim në shkurt të vitit 2026.

REELS

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞

POV: thua “vetëm një copë”, por Krostata me fiq ka plane të tjera. 👀🤎

Si i bëhet në këto raste? 😂

POV: Garderoba jote sapo kërkoi një upgrade. 🛍️✨ Summer Sale në @fashionandfriends_al në TEG ka nisur, me ulje deri në 60%. Mos bëj scroll shumë gjatë, se outfitet më të mira zhduken sa hap e mbyll sytë. 👀

Përpjekja e Usher për të krijuar një moment sensual me një fanse në skenë mori një kthesë të sikletshme gjatë koncertit që ai mbajti së bashku me Chris Brown në Nashville, të shtunën. Këngëtari tentoi të bënte një kërcim provokues gjatë interpretimit të këngës “Can U Handle It?”, një moment tashmë i zakonshëm në koncertet e tij. Por sapo kuptoi se ajo ndihej dukshëm në siklet, ai e ndërpreu menjëherë performancën me të dhe kërkoi që ajo të shoqërohej jashtë skenës. Fansa, e identifikuar më vonë si Gabrielle Cheyenne, ka rrëfyer versionin e saj për TMZ. Ajo tha se, megjithëse e dinte se mund të zgjidhej për t’u ngjitur në skenë, nuk e dinte se me cilin nga dy artistët do të përballej dhe se kishte shpresuar të ishte Chris Brown. “Unë shkova në koncert vetëm për Chris Brown,” tha ajo. “Nuk kam asgjë kundër Usher.” “Megjithatë, reagimi im do të kishte qenë krejt ndryshe po të ishte Chris Brown. Nuk do të isha ngrirë apo të ndihesha në atë mënyrë.” 📸 @entertainmenttonight

Kiara & Luiz's project nears completion: More details from the film revealed

Projekti i Kiarës & Luizit drejt përfundimit: Zbulohen të
Photo: Luiz Ejlli, Kiara Tito/ Instagram

Kiara Tito and Luiz Ejll's film, which was initially revealed by Kiara herself in May of this year, is revealing new details and appears to be heading towards the final stages of production.

Recently, through an Instagram post, Luiz Ejlli has released the official poster of the film, which is titled "The Last Game", with the slogan: "In love, whoever does not play, loses." This project marks the first film where the couple acts together and in leading roles.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

The film's script was written by Klaudia Brahimaj, screenwriter of the well-known films "Luli dhe Goni Lemes", "I Love Tropoja", "2 Gisht Mjaltë 2" as well as other Albanian cinematographic projects. While the direction is by Bjordi Mezini, who has also directed the same films and the series "HOT".

Luiz Ejlli, as we know, is not unknown to the public in the field of acting, as he was previously part of the film "In the Frame of Love" with Olta Gixhari.

Kiara, however, is making her acting debut with this project. In May of this year, she revealed on "Top Albania Radio" that the film will also have romance:

"Of course there will be love inside, where will the two of us go without transmitting a little love."

Further, during September, Luiz confirmed that filming of the film was beginning and said that together with Kiara we will see them much differently than before in this project:

"You will see a Luiz and a Kiara like never before," he said, without revealing more details about the subject.

Judging by the details so far, it appears that "The Last Game" will be a romantic comedy film, which will be released in February 2026.