Promo

Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një

Prej vitesh, Gjermania nuk ka arritur të bëjë përparim të ndjeshëm në uljen e nivelit të duhanpirjes, edhe pse pirja e cigareve vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve. Sipas analizës “Ndalimi nuk funksionon – Qeskat me nikotinë në Gjermani”, çdo vit humbin jetën rreth 100 mijë njerëz nga pasojat e duhanit, ndërsa mbi 17 milionë persona janë duhanpirës aktivë.

Megjithëse ulja e duhanpirjes duhet të ishte një prioritet për shëndetin publik, ligjet aktuale në Gjermani nuk e lehtësojnë këtë proces. Që në vitin 2009, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbështetur produktet që zëvendësojnë nikotinën e cigareve. Ndër to përfshihen edhe qeskat me nikotinë – një zhvillim i ri teknologjik që ofron një alternativë më pak të dëmshme* për duhanpirësit. Ato përdoren nga miliona njerëz në mbarë botën si një mjet për të ndaluar duhanin.

Megjithatë, në mënyrë të papritur, Gjermania ndaloi shitjen e këtyre produkteve. Ky ndalim çoi në krijimin e një tregu të zi të rrezikshëm dhe bllokoi uljen e mëtejshme të duhanpirjes. Në vitin 2021, për shkak se nuk përmbajnë duhan dhe administrohen në rrugë orale, gjykatat gjermane i klasifikuan qeskat si produkte ushqimore. Kjo i përjashtoi ato nga tregu, pasi sipas rregullave të sigurisë ushqimore, nuk lejohet të tejkalohet doza prej 0.0008 mg nikotine për kilogram peshë trupore – shumë më pak se çdo qeskë që ka qenë në treg deri më sot. Vendimi nuk ndryshoi, edhe pse Ministria Federale për Mbrojtjen e Konsumatorit propozoi që qeskat me nikotinë të rregullohen njësoj si produktet alternative të duhanit. Edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Rrezikut ndau të njëjtin mendim, duke rekomanduar që qeskat me nikotinë të lejohen të shiten në mënyrë të kontrolluar.

“Përdorimi i alternativave me nikotinë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për shëndetin e duhanpirësve,” shkruan Instituti në një raport të vitit 2020. “Kontrolli i cilësisë dhe rregullimi me ligj janë mënyra efektive për të reduktuar rreziqet që vijnë nga këto produkte.”

Sipas të njëjtës analizë, ndalimi i shitjes së ligjshme ka ekspozuar rreth 1.4 milionë persona në Gjermani ndaj produkteve të tregut të zi, pa asnjë kontroll cilësie. Shumë prej këtyre qeskave mund të porositen online nga të miturit dhe përmbajnë sasi shumë të larta nikotine – nga 16.6 mg deri në 150 mg për qeskë – shumë më tepër nga ç’lejohet me ligj.

Kjo situatë ka ndikuar negativisht edhe në rezultatet e sondazheve për shëndetin publik. Sot, rreth 24% e gjermanëve janë duhanpirës, një rënie modeste nga 30% në vitin 2006 – por pa përmirësim që nga viti 2017. Që prej ndalimit të qeskave me nikotinë, rënia pothuajse ka ndaluar plotësisht.

“Kur mungon rregullimi ligjor, duhanpirësit nuk i shohin qeskat si një alternativë më pak e dëmshme*. Për pasojë, ata nuk i përdorin, dhe vazhdojnë me cigaren për shkak të zakonit, frikës, apo mungesës së opsioneve të besueshme,” thuhet në analizën “Ndalimi nuk funksionon – Qeskat me nikotinë në Gjermani”.

Shembulli i Gjermanisë bie ndesh me qasjen e disa shteteve europiane që kanë pasur sukses në uljen e duhanpirjes duke legalizuar produktet alternative. Suedia, për shembull, i lejon dhe i rregullon këto produkte, çka e ka ndihmuar të bëhet vendi i parë “pa tym”, me më pak se 5% të popullsisë që pinë duhan dhe me ulje të rasteve të sëmundjeve të shkaktuara nga tymi. Edhe Çekia është një shembull pozitiv – që prej vitit 2022 ka futur kuadër ligjor për qeskat me nikotinë, dhe midis viteve 2020–2023 shkalla e duhanpirjes ra nga 30% në 23%. Ndërkohë në Britani, duhanpirja ka rënë nga 15.8% në 2016 në 11.9% në 2023 – falë përdorimit gjithnjë e më të madh të produkteve alternative me nikotinë. Madje dhe Komiteti Britanik për Toksicitetin deklaroi se përdorimi i qeskave me nikotinë si zëvendësues i duhanit “me shumë gjasa lidhet me uljen e rrezikut të përgjithshëm për shëndetin”*.

Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një

Për këtë arsye, kompania British American Tobacco ka përfshirë në portofolin e saj edhe qeskat me nikotinë Velo**.
“Dihet se dëmi më i madh nga produktet e duhanit vjen nga tymi që thithet gjatë djegies. Prandaj, duhanpirësit e rritur që përndryshe do të vazhdonin konsumimin e cigareve, duhet të inkurajohen të kalojnë tek produktet pa tym. Konsumatorët meritojnë zgjedhje. Portofoli ynë pa tym ofron alternativa të kënaqshme, me pak të dëmshme*, të mbështetura nga shkenca.

Ndryshe nga cigaret, ku nikotina përthithet përmes tymit që dëmton mushkëritë, qeskat si Velo** vendosen thjesht nën buzën e sipërme. Ato japin shije dhe nikotinë, pa tym, dhe pa ndikuar tek ata që ndodhen pranë.

* Bazuar në provat shkencore dhe me kushtin që të bëhet kalimi i plotë nga pirja e cigareve. Këto produkte nuk janë pa rrezik dhe mund të krijojnë varësi.

** Ky produkt nuk është pa rrezik dhe përmban nikotinë – një substancë që krijon varësi.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb