Metropolitan

Quajti "të vonuar" fëmijët e Jay Z: Nëna e Beyonce i përgjigjet Kanye West

Quajti "të vonuar" fëmijët e Jay Z: Nëna e Beyonce

Nëna e Beyonce -s, Tina Knowles, nuk e la pa komentuar deklaratën e Kanye West në lidhje me fëmijët e Beyonce dhe Jay Z.

Konkretisht, reperi iu referua atyre në një postim në X, duke i cilësuar si “të vonuar”.

“A i ka parë dikush fëmijët e vegjël të Jay-Z dhe Beyonce? Ata janë "të vonuar". Kjo është arsyeja pse fekondimi artificial është një bekim, të kesh fëmijë "të vonuar" është një zgjedhje."

Quajti "të vonuar" fëmijët e Jay Z: Nëna e Beyonce

Mamaja e Beyonce është kujdesur t'i përgjigjet në të njëjtën mënyrë Kanye-t, me një postim në Instagram. Në të, ajo theksoi se “çdo armë që është përdorur kundër saj apo familjes së saj do të asgjësohet në fund”.

Në veçanti, mamaja e këngëtares ka postuar një video në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën duket se ironizoi reperin.

“Çfarë ndodh kur një plak prej bore shpërthen? Shkrihet”, dëgjohet të thotë ajo në video. Në mbishkrimin që shoqëron postimin, ka shkruar: 

“Është e vështirë të qëndrosh pozitive dhe me klas përballë injorancës dhe të keqes. Por e di që asnjë armë kundër meje apo familjes sime nuk do të ketë sukses. Kjo betejë nuk është e imja, por e Zotit, e di që Zoti do kujdeset për këtë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tina Knowles (@mstinaknowles)

Megjithatë, reperi e ka fshirë postimin, për ta rikthyer në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Po ashtu, ai theksoi se nuk e fshiu postimin “për t'u dukur njeri i mirë”.  

Kanye, i cili bashkëpunoi me Jay-Z në albumin e vitit 2011 "Watch the Throne", që atëherë është distancuar nga ish-bashkëpunëtori i tij. Sulmi i Kanye ndaj fëmijëve të çiftit të famshëm erdhi si pjesë e një shpërthimi "të ashpër" në rrjetet sociale. 

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy