Showbiz

Reagon ashpër Morena Taraku: T'ju vijë turp që merreni me babain tim në autobus!

Një foto e regjisorit Selami Taraku duke udhëtuar në autobus ka bërë xhiron e internetit. Imazhi është komentuar për faktin se Morena Taraku është një prej fashionisteve më të njohura shqiptare, që në Instagram-in e saj me gati 500 mijë ndjekës shfaq veshje e makina të shtrenjta.

Ish-Miss Kosova reagoi ndaj kësaj në një intervistë për RTV 21, duke thënë se babai i saj është një njeri i thjeshtë ashtu si ajo, që ndonëse ka kontribuar shumë në kinematografi mbetet me këmbë në tokë.

'Është artikulli më banal që kam lexuar ndonjëherë. Sepse nuk jam unë ajo që e kam nxjerrë babain tim në asfalt, është ai që më ka rritur mua në asfalt. Jam qytetare 'babadem', dhe thjeshtësia që kam trashëguar prej tij është gjëja më e bukur në jetë që kur e kujtoj, më mbushen sytë me lot. As fama, as karriera e asgjë tjetër nuk do të kishte pasur vlerë për mua nëse do të kisha ecur në qiell.'

Ajo thekson se babai i saj është intelektual, dhe nuk mund të konsiderohet si 'babai i Morena Tarakut' kur ai është një ndër regjisorët më të njohur të kinemasë së Kosovës.

'Gjithë ata që më njohin e dinë se unë jam 'vajza e Selami tarakut', nuk është ai 'babai i Morena Tarakut'. Selami Taraku është regjisor i mirënjohur që ka kontribuar për vite e vite kur ne ishim shkelur nga Serbia, me filmat e tij. Kështu është e trupshme të shkruhet ky lloj lajmi. Babai im është qytetar, njeri i thjeshtë, është intelektual si në makinë edhe në autobus.'

Morena thotë se thjeshtësinë e tij e ka trashëguar edhe ajo, pasi nuk ka mënyrë tjetër për të jetuar jetën.

'Edhe unë jam shumë e thjeshtë. Nuk e di pse njerëzit mendojnë se unë duhet të jetoj ndryshe ose familja ime duhet të jetojë ndryshe. Unë jam si të gjithë, edhe familja ime është si të gjithë të tjerët.'

REELS

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤