
Këngëtarja kolumbiane ka reaguar për skandalin e evazionit tatimor prej 15 milionë dollarësh në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”.
“E bëra për të mbrojtur fëmijët e mi dhe për të vazhduar jetën time, jo nga frika apo faji,” u shpreh Shakira.
Këngëtarja kolumbiane u akuzua se kishte mashtruar qeverinë spanjolle me më shumë se 15 milionë dollarë taksa të fshehura nga viti 2012 deri në vitin 2014. Prokurorët pretenduan se Shakira jetonte në Bahamas, ndërsa ajo jetonte në Katalonjë, Spanjë.
Kujtojmë që Shakira është nënë e dy djemve që ka me ish-partnerin Piqué.
“Në vitin 2011, doja që marrëdhënia ime me Gerard Piqué të forcohej, pasi ai në atë periudhë ishte shumë i lidhur me Spanjën për shkak të punës,” tha ajo. “Udhëtimi në Spanjë më krijoi shumë probleme sepse më detyroi të jem larg projekteve të mia. Sa herë që kthehesha, e bëja për të çuar përpara marrëdhënien, jo për të qëndruar.”
Këngëtarja e zgjidhi çështjen në gjykatë kundrejt shumës 7.5 milionë dollarë që i duhet të paguajë.

Ajo shtoi faktin se dëshiron që t’u lërë fëmijëve trashëgiminë e një gruaje që ka punuar dhe jo që ka mashtruar.
“Dua t’u lë fëmijëve të mi trashëgiminë e një gruaje që i shpjegoi arsyet e saj me qetësi kur e pa të nevojshme dhe jo kur u detyrua. Unë kam nevojë që ata të dinë se kam marrë vendimet më të mira për t’i mbrojtur ata, për të qenë pranë tyre,” shtoi ajo.
Shakira dhe Piqué i dhanë fund marrëdhënies së tyre dhjetëvjeçare në qershor të vitit 2022, përpara se këngëtarja e "Hips Don't Lie" të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara me fëmijët e saj. Ndërkohë, Piqué ende jeton në Spanjë, por është tërhequr nga futbolli.
Artikuj të sugjeruar:
- “MTV Video Music Awards”: Lista e plotë e nominimeve
- Shakira tregon arsyen pse zëri i saj ka ndryshuar
- Thuhet se miqtë e Shakira-s s’e kanë shumë me qejf lidhjen e saj të re
- Shakira thotë se fëmijët e saj s'e kanë fare qejf filmin “Barbie”, por pse?
- Shakira thotë se pas ndarjes me Piqué, ndihet një grua e lirë
Burimi: US Weekly