Vera është stina kur shumë gjëra duken më të lehta, kurse vjeshta përkon me shtatorin, me rifillimet, me objektivat për një sezon më të frytshëm e më të mirë. Prandaj mendojmë që është momenti perfekt për disa ndryshime që nuk kërkojnë revolucion, vetëm pak guxim, pak frymë të re dhe shumë dëshirë për të qenë më mirë. Ja disa ide që mund të të japin “refresh-in” e merituar.
1. Ndrysho rutinën e mëngjesit (qoftë edhe pak)
Nëse zgjohesh dhe direkt nis scroll-in në Instagram, është koha ta ndryshosh këtë zakon. Shto diçka të vogël, por të këndshme: një gotë me ujë dhe limon, një stretching 3-minutësh, ose thjesht 5 minuta dritë dielli në ballkon me një kafe në dorë. Mëngjesi s’të rregullon gjithë jetën, por ndikon më shumë seç mendon.
2. Bëj një “switch” të vogël në stil
Jo, nuk po themi të bësh transformime të jashtëzakonshme, por ndonjëherë një palë syze të reja, thonj me ngjyrë të guximshme ose një aksesor që “nuk është ti”, mund të të japin një ndjesi tjetër gjatë ditës.
3. Largo “zërat” që s’të duhen
Me këtë nuk nënkuptojmë të zhdukesh nga çdo grup WhatsApp-i. Por bëji “mute” njoftimet që të stresojnë, ndiq më pak njerëz që të bëjnë të krahasosh jetën tënde me një realitet që nuk ekziston dhe fillo të mendosh për veten dhe se si të “investosh” te vetja.
4. Bëj një ndryshim të vogël te një zakon i vjetër
Të gjithë kemi ndonjë zakon të keq. Për shembull, nëse duhanpirja tradicionale të bezdis ty dhe rutinat e tua ditore, ndoshta është koha të provosh të lësh cigaren, ose të paktën të kalosh në një alternativë më të pastër dhe më të mirë si IQOS. Nëse porosit ushqime jashtë, ndërkohë që frigoriferi është plotë me perime e fruta të freskëta, është koha të fillosh të gatuash në shtëpi. Zgjidh një gjë dhe provo ta bësh ndryshe. Jo për të qenë perfekt/e, por për të vënë re ndryshimin.
5. Thuaji “Po” diçkaje të papritur
Jo gjithmonë duhet të kesh planifikuar gjithçka. Prano një ftesë për një fundjavë spontane, merr pjesë në një aktivitet që zakonisht do e refuzoje, gatuaj diçka që të duket e çuditshme. Ndonjëherë, të papriturat e vogla na e bëjnë jetën më të bukur.
Të tjera:
6. Zëvendëso 1 orë në TikTok me një libër.
7. Zbato një rregull të ri: asnjë fundjavë pa diell/natyrë/ajër të pastër.
8. Hap një “fun fund” ku çdo ditë hedh x lekë. Në fund të muajit ke një buxhet të vogël.
9. Zëvendëso kafen e zyrës me një shetitje të shkurtër.
10. Zgjohu 10 minuta më herët, vetëm për të mos nxituar.
11. Zgjidh një destinacion që nuk është ‘Instagram-famous’. Maqedoni, Prespë, Apolloni, fshatra të harruara? Yes, please.
-Artikull promocional