
Sharon Stone ka zbuluar emrin e producentit që i bëri presion për të kryer marrëdhenie seksuale në sheshxhirim. Aktorja tha se ishte Robert Evans ai që i kërkoi të kryente aktin intim me Billy Baldwin teksa filmonin “Silver” në 1993-shin.
“Ai më thirri në zyrë dhe më tha të ulesha. Isha pothuajse e mbështetur në tokë mbi disa kolltuqe të vjetër, ndërsa duhet të isha në sheshxhirim. Ai nisi të vinte vërdallë në zyrë duke më treguar se si i ishte dashur të kryente marrëdhënie me një aktore dhe se unë duhet të bëja të njëjtën gjë, sepse vetëm ashtu performanca ime do ishte e mirë. Duhej që Billy të dilte mirë në atë film sepse ky ishte një problem”, shpjegoi Stone në podkastin “Louis Theroux”.

Producenti, sipas aktores këmbënguli se kjo ishte e vetmja mënyrë që ky film të shpëtohej, sepse aktrimi i kolegut të saj nuk ishte i mirë.
Sharon theksoi se producenti nuk e kishte pranuar këshillën e saj për të punësuar një aktor të mirë, ndaj gjërat u desh të shkonin ashtu. Edhe pse e kujton me shumë siklet, Stone zbuloi se filmi në fjalë fitoi më shumë se 280 milionë dollarë edhe pse u konsiderua i dobët nga kritika.

Producenti i përmendur prej saj ka ndërruar jetë në vitin 2019, në moshën 89-vjeçare.
Artikuj të sugjeruar:
- Sharon Stone rrëfen problemin që i shkakton pasuria dhe fama
- Sharon Stone thotë se njerëzit që nuk e pranojnë procesin e plakjes janë “mosmirënjohës”
- Sharon Stone thotë se roli i saj ikonik i kushtoi humbjen e kujdestarisë së djalit
- Sharon Stone thotë se shumë yje të Hollywood-it janë mizogjenë, por dy ikona bëjnë përjashtim