Anabelizim

Si ngeca në një dashuri që sa vjen e po më shton vetminë

Si ngeca në një dashuri që sa vjen e po më shton
Foto: Dylan O’Brien dhe Holland Roden në "Teen Wolf"

E keni parasysh atë dashuri të çmendur në të 20-at? Ajo lloj dashurie e cila nuk të lejon të marrësh frymë nëse ai s'është aty, ajo dashuri ku çdo gjë që ti bën rrotullohet rreth tij. Dashuria e çmendur ku edhe pse thellë në shpirt e di që ai s'të do me të njëjtin intensitet, thua "s'ka problem, e dua unë".

Ajo dashuri ku edhe kur ti zbulon tradhtitë e panumërta, përsëri e fal. Dhe pas kalvarit të vuajtjeve, kupton që kjo s'është dashuri.

Ndodhi si një çelës që u hap papritur dhe ti u ndriçove. Nuk mund të jetë dashuri diçka që të bën të ndihesh keq. Dashuria duhet të nxjerrë në pah më të mirën tënde. Dashuria nuk është të kesh frikë të jesh vetvetja sepse nuk dihet si do reagojë ai. Të kesh frikë të thuash mendimin tënd, sepse nuk është kurrë i drejti sipas tij.

Në vend të lulëzosh, fillon e vyshkesh. Dhe aty kupton që të jetosh, duhet të shkëputesh. Gënjehesh kur mendon se shkëputja do të vijë menjëherë, jo, është një proces i gjatë, më i dhimbshëm edhe se të qenit bashkë. Shkëputesh për disa kohë, pastaj takohesh dhe harron dhimbjen, kërkon kënaqesinë, si një narkoman, kërkon dozën e radhës edhe pse e di se të nesërmen do ndihesh më keq.

Dhe në mes të të 30-ave merr vendimin drastik, "jo më".

Por fatkeqësisht në këtë pikë je e lidhur përjetësisht me atë, sepse jeta që krijuat bashkë ka nevojë për të dy prindërit. Nuk mund të vësh ndjenjat e tua të parat, nuk je ti më e para, është dikush tjetër i pari.

Dikush që u krijua nga ajo dashuri. Nuk është e thjeshtë të bësh sikur s'ke ndjenja, kur çdo herë do ta përqafosh. Nuk është fare e thjeshtë ta shikosh të krijojë lidhje të reja, kur ti je e vetme. Përpiqesh ta urresh, po s'mundesh, akoma e do.

Dhe ti je vetëm.

Vetmia të gërryen shpirtin. Je e përmallur për një përqafim. Vetmia është ndjenja më e keqe e botës. Dhe çuditërisht në momentet e tua më të këqija, e pranon vetminë, përballesh me problemin.

Por në çaste gëzimi, vetmia të mbyt. Nuk ke me kë ndan lumturinë tënde. Askush nuk feston me ty, askush s'të përqafon, s'është askush aty për ty. Dhe realiteti të godet, je vetëm dhe do jesh gjithnjë vetëm.

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

How I got stuck in a rotten love that is only increasing my loneliness

Si ngeca në një dashuri që sa vjen e po më shton
Photo: Dylan O'Brien and Holland Roden in "Teen Wolf"

You know that crazy love in your 20s? The kind of love that doesn't let you breathe if he's not there, the kind of love where everything you do revolves around him. The crazy love where even though deep down you know he doesn't love you with the same intensity, you say "it's okay, I love him."

That love where even when you discover countless betrayals, you still forgive. And after the ordeal of suffering, you realize that this is not love.

It happened like a key that suddenly opened and you were enlightened. Love cannot be something that makes you feel bad. Love should bring out the best in you. Love is not being afraid to be yourself because you don't know how he will react. Being afraid to speak your mind because it is never right according to him.

Instead of blooming, you start to wither. And that's when you realize that to live, you have to break away. You're lying when you think that breaking up will come immediately, no, it's a long process, more painful than being together. You break up for a while, then you meet again and forget the pain, seek pleasure, like a drug addict, seek the next dose even though you know that the next day you'll feel worse.

And in his mid-30s he makes the drastic decision, "no more."

But unfortunately at this point you are eternally bound to him, because the life you created together needs both parents. You can't put your feelings first, you are no longer first, someone else is first.

Someone who was created from that love. It's not easy to pretend you don't have feelings, when you want to hug them every time. It's not easy at all to watch them create new connections, when you're alone. You try to hate them, but you can't, you still love them.

And you are alone.

Loneliness eats away at your soul. You long for a hug. Loneliness is the worst feeling in the world. And strangely enough, in your worst moments, you accept the loneliness, you face the problem. But in moments of joy, loneliness suffocates you. You have no one to share your happiness with. No one celebrates with you, no one hugs you, no one is there for you. And reality hits you, you are alone and you will always be alone.

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories”  column – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .