Showbiz

Skandali që tronditi Grande Fratello-n: Çfarë po përflitet dhe si nisi gjithçka

Skandali që tronditi Grande Fratello-n: Çfarë po përflitet

Një stuhi akuzash po trondit prej ditësh botën e televizionit italian dhe reality show-n “Grande Fratello”. Në qendër të skandalit është Alfonso Signorini, gazetar dhe prezantues i programit, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Milanos për abuzim seksual dhe zhvatje.

Lajmi u përhap fillimisht në media si një thashethem, por tashmë ka marrë formë zyrtare: Signorini është regjistruar si i dyshuar pas një kallëzimi pak para Krishtlindjeve nga Antonio Medugno, ish-konkurrent i reality show-t.

Skandali që tronditi Grande Fratello-n: Çfarë po përflitet

Si nisi gjithçka: akuzat dhe “sistemi” i përfolur

Gjithçka nisi me deklaratat e Fabrizio Corona-s, i cili në programin e tij në YouTube, “Falsissimo", foli për ekzistencën e të ashtuquajturit “sistemi Signorini”. Sipas Corona-s, për vite me radhë ka funksionuar një mekanizëm i fshehtë ku disa të rinj kanë përfituar hyrjen në “Grande Fratello” në këmbim të favoreve seksuale.

Corona ka pretenduar se ky sistem ishte i strukturuar dhe i përsëritur në kohë dhe përfshin qindra persona në harkun e rreth dhjetë viteve. Një nga emrat që u përmend publikisht ishte ai i Antonio Medugno-s, 27-vjeçar, ish-konkurrent i programit.

Skandali që tronditi Grande Fratello-n: Çfarë po përflitet

Medugno fillimisht rrëfeu në “Falsissimo” se në vitin 2021 kishte qenë i ftuar në apartamentin e Signorini-t, ku, sipas tij, kishte përjetuar afrime të padëshiruara. Më pas, ai vendosi të formalizojë akuzat, duke depozituar një kallëzim për dhunë seksuale dhe zhvatje.

Pas shpërthimit të polemikave, Signorini reagoi duke njoftuar se ishte vetëpezulluar nga Mediaset. Vendimi u komunikua nga avokatët e tij si një masë “parandaluese” dhe u pranua nga kompania televizive.

Ai është paraqitur vullnetarisht para prokurorëve të Milanos. Gjatë rreth tre orësh marrje në pyetje, ai mohoi kategorikisht çdo akuzë për abuzim seksual, duke deklaruar se gjatë gjithë karrierës së tij ka vepruar me profesionalizëm dhe korrektësi.

Skandali që tronditi Grande Fratello-n: Çfarë po përflitet

Sipas versionit të tij, nuk ka ekzistuar kurrë asnjë “sistem”, por bëhet fjalë për një fushatë të organizuar shpifjeje, e cila, sipas tij, është ndërtuar kryesisht nga Fabrizio Corona për interesa ekonomike. Ai ka deklaruar se kjo fushatë i ka shkaktuar dëme të rënda reputacionit dhe synon ta shkatërrojë personalisht dhe profesionalisht.

Avokatët e tj e kanë konsideruar kallëzimin “një rindërtim absurd të fakteve” dhe kanë akuzuar denoncuesit se janë të gatshëm “të shkatërrojnë jetën e të tjerëve për përfitime financiare”.

Ndërkohë, Antonio Medugno ka treguar sërish versionin e tij në rrjetet sociale. Në një video në Instagram, ai ka deklaruar:

“Nuk kam pasur kurrë marrëdhënie seksuale me Signorini-n. Gabimi im ishte se lashë hapësirë për një afrimitet që nuk duhej ta pranoja. Kur je i ri, ke frikë të humbasësh mundësitë profesionale dhe je nën presion të madh. Në atë moment u besova verbërisht këshillave të ish-menaxherit tim dhe minimizova gjithçka.”

Çfarë pritet tani?

Hetimet janë ende në fazë paraprake dhe Prokuroria e Milanos po vlerëson versionet e palëve. Ndërkohë, rasti ka ndezur një debat të fortë publik mbi pushtetin, abuzimin dhe prapaskenat e botës së spektaklit italian, me pyetje që mbetet ende pa përgjigje.

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.