
I ftuar në një intervistë për "UëTëFë Show" në Andale Media, Milaim Zeka ka realizuar një sfidë që iu dha prej moderatorëve Fatos Sulo dhe Artemis Senja gjatë lojës "Caliente", e cila ishte të telefononte Olta Gixharin thjesht për ta pëshëndetur.
Dhe telefonata shkoi kështu: pasi u përshëndetën, Olta hyri menjëherë në temë:
"Pse del me ato deklarata se nuk të kam thënë kurrë? Unë nuk dal të flas asnjëherë nëpër televizione, po si s'pushove more burrë i dheut? Kush të ka kërcënuar ty? Unë të kam kërcënuar?"
Milaimi, ndryshe nga moskokëçarja para telefonatës, filloi të qeshte me "kërkimin e llogarisë" që nisi t'i bënte Olta pa një, pa dy dhe s'u duk më aq i bindur për pretendimin e kërcënimit prej saj:
"S'më ke kërcënuar, por... dëgjo, se je në emision live. Të mora vetëm të të uroj shumë sukses ty dhe Leonorës."
"Faleminderit, me mend në kokë," ia ktheu Olta duke mbyllur telefonatën.
Si përfundim, Milaimi mund ta ketë ekzagjeruar pak kur ka deklaruar më parë se Olta e ka kërcënuar duke i thënë "të mos e shohë më Morinën" e ndoshta kur tha se ajo ishte arsyeja pse ai nuk është më opinionist i "Big Brother VIP Kosova". E sikletshme!
Dyshja kanë qenë së bashku opinionistë të "BBVK 3", por mosmarrëveshjet e pretenduara prej Milaimit u zbuluan vetëm pasi përfundoi spektakli, ku ai deklaroi më shumë se një herë se me Oltën nuk ka pasur fare komunikim dhe ndiente se komentet e saj në program shpeshherë ajo i kishte personale me të, madje duke e ofenduar teksa ai fliste.
