Jo, s’e prisnim fare!
Po, jemi disi entuziastë me faktin që Turjan Hysko konfirmoi se do të rishohim “Apartamenti 2XL”! I ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai foli gjerësisht për formatet televizive, ku ndali edhe te spektakli i humorit dhe u shpreh se do ta rikthejë, por jo në të njëjtin format.
"Sa i takon rikthimit të “Apartamentit 2XL”, do ta rikthej edhe një herë, por jo në të njëjtin format!".
Ai tregoi edhe se në fakt, prodhimet e mira nuk duhet të zgjasin më shumë se 3 vjet, pasi konsumohen:
“Rrugëtimi në televizion ka veçantinë e vet dhe ka pasur gjithmonë sukses, por jo gjithmonë të njëjtin sukses. Jam munduar të bëj diferencën dhe mendoj se produktet televizive nuk duhet të kenë një jetëgjatësi të madhe, sepse konsumohen. Produktet e mira nuk duhet të zgjasin më shumë se tre vite. Në atë kohë ka pasur treg dhe rrjedhimisht ajo që ti prodhon duhet të jetë brenda ritmit dhe imazheve të kohës, që të mos konsumohet, sepse çdo gjë ka ciklin e vet.
View this post on Instagram
Rishtazi, Turjani është rikthyer fuqishëm në skenën e shoëbiz-it shqiptar. Prurja e tij e fundit është “Kazerma”, një film surprizues, përshtypjen e të cilit mund ta lexosh më poshtë:
