Metropolitan

Taylor Swift zbulon ca detaje për albumin e ri: “Do të jetë plot me hite”

Taylor Swift zbulon ca detaje për albumin e ri: “Do të jetë
Getty

 
Gjatë një të marte (12 gusht), për ne krejt të zakonshme, Taylor Swift vendosi një numërim mbrapsht në website-n e saj, duke njoftuar se albumi i ri, “The Life of a Showgirl”, i cili do të publikohet më 3 tetor.
 
E ndërsa njerëzit po përpiqeshin të procesonin surprizën, në website u vendos një derë portokalli, e cila të çonte në listën e këngëve të albumit, i cili përfshin edhe një bashkëpunim me Sabrina Carpenter.

Taylor Swift zbulon ca detaje për albumin e ri: “Do të jetë

Lista e këngëve:

"The Fate of Ophelia"

"Elizabeth Taylor"

"Opalite"

"Father Figure"

"Eldest Daughter"

"Ruin the Friendship"

"Actually Romantic"

"Wi$h Li$t"

"Wood"

"Cancelled!"

"Honey"

"The Life of a Showgirl" (ft. Sabrina Carpenter)

Taylor Swift zbulon ca detaje për albumin e ri: “Do të jetë
 
“Ishte diçka për të cilën po punoja ndërsa isha në Europë me turneun “ERAS”, tha Taylor gjatë njoftimit për albumin e ri, i ashtuquajtur “TS12” në podkastin “New Heights”.

“Ndihet pak a shumë si energjia që ka pasur jeta ime dhe ky album flet për atë që po ndodhte prapa skenës, brenda botës sime të brendshme gjatë kësaj turneu, e cila ishte kaq e gjallë, elektrizuese dhe plot jetë.”

Ajo shtoi se puna me producentët Max Martin dhe Shellback ishte “e pabesueshme” dhe se është “shumë krenare” për këtë album. Ah, Tay zbuloi edhe se albumi është plot me “hite.”

REELS

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..