Metropolitan

Të gjithë mendojnë se Bianca Censori duket si Kim Kardashian në këtë foto

Të gjithë mendojnë se Bianca Censori duket si Kim Kardashian

Gruaja e Kanye West publikoi në Instagram Stories një foto që ka marrë shumë reagime. Bianca Censori, sipas njerëzve në rrjete sociale, ka imituar stilin e ish-gruas së reperit, Kim Kardashian, duke pozuar vetëm me të brendshme.

30-vjeçarja u fotografua duke pozuar me të brendshme të kuqe, teksa linte shumë pak vend për imagjinatën. Ajo kishte veshur gjithashtu çorape të bardha dhe taka të zeza të larta.

Të gjithë mendojnë se Bianca Censori duket si Kim Kardashian

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishin vetëm linjat e trupit që tregonte Censori me të brendshme, por edhe fakti që ajo dukej shumë si Kardashian, veçanërisht për shkak të flokëve të gjata dhe të zeza.

Grimi gjithashtu ishte i ngjashëm, me buzët e konturuara në ngjyrë kafe, të cilat i kemi parë shpesh te Kim Kardashian.

Të gjithë mendojnë se Bianca Censori duket si Kim Kardashian

Ndonëse fotoja ka disa ditë që është publikuar, sërish njerëzit në rrjet nuk ndalojnë së krahasuari.

“West u ka mësuar të njëjtat gjëra të dyjave,” tha një komentues.

Kjo nuk është hera e parë që Censori akuzohet se imiton Kardashian.

Nga ana tjetër, Kardashian është akuzuar gjithashtu se ka kopjuar stilin provokues të Censorit. Në një postim më 13 shkurt, duke promovuar një bodysuit të SKIMS, ajo u shfaq me flokë të shkurtër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Kanye dhe Bianca u martuan në dhjetor 2022, vetëm një muaj pasi u finalizua divorci i Ye nga ish-i dashuri Kim Kardashian. Ye dhe Kim kanë katër fëmijë; North, 11 vjeç, Saint, nëntë vjeç, Chicago, shtatë vjeç dhe Psalm, pesë vjeç.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy